15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Situata Covid në Shqipëri/ Gjatë 24 orëve të fundit asnjë humbje jete , ja sa raste te reja ka

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 48 qytetarë të infektuar e Covid, nga 864 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se sot nuk është shënuar asnjë viktimë si pasojë e virusit.

Sakaq, janë 617 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 31 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 45 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,984 që nga fillimi i epidemisë.

Përditësimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 864 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 48 qytetarë, në këto bashki:

19 në Tiranë, 7 në Fier, 3 Himarë, Sarandë, 2 në Kukës, Delvinë, Kuçovë, 1 në Has, Kavajë, Patos, Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër, Dropull, Përmet, Memaliaj, Korçë.

Janë 617 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 31 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.

Janë shëruar 45 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,984 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Mars 2022)

Raste të reja ditore 48

Të shëruar në 24 orë 45

Të shtruar në spitale 31

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 864

Testime totale 1,767,907

Raste pozitive 273,088

Raste të shëruara 268,984

Raste Aktive 617

Humbje jete 3,487

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 274

Fier 103

Vlorë 79

Kukës 30

Elbasan 29

Gjirokastër 24

Korçë 16

Shkodër 15

Berat 15

Lezhë 13

Durrës 13

Dibër 6

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...