24.5 C
Tiranë
Monday, September 23, 2024
spot_img

Situata e kaotike në QSUT: Diskutim në komision për mosfunksionimin e Urgjencës

Në mbledhjen e Komisionit për Çështjet e Shëndetësisë, opozita ka kërkuar dëgjesë me ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu në lidhje me zjarrin në urgjencën e QSUT-së rreth 2 muaj më parë, e cila për pasojë është ende jashtë funksionimit.

Albana Vokshi, deputete e Rithemelimit kërkoi që ministrja e Shëndetësisë dhe drejtoresha e QSUT-së duhet të japin sqarime në lidhje me mosfunksionimin e urgjencës dhe se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. Sipas Vokshit pak ditë më parë është hapur një tender me vlerë 300 mijë euro për rikthimin në funksion të urgjencës, ndërsa ende nuk janë dhënë shpjegime se cilat janë pajisjet që janë djegur dhe nuk funksionojnë më.

‘Ta bënim mbledhjen në Urgjencën QSUT-së ka rreth 2 muaj që nuk funksion. Ka rënë dy herë zjarr. Nuk funksionon asnjë aparaturë. Ende pacientët shkojnë nga një spital në një spital tjetër. Para 3 ditësh një tender tjetër është dhënë për të vënë në funksionim të që është djegur dhe shkatërruar. Tenderi është 300 mijë euro. Po shkojnë paratë e Shqiptarëve në një gropë, po jepen para të tjera dhe askush nuk ka ardhur këtu në këtë komision se çfarë e shkaktoi zjarrin e parë. Ishte për shkak të vjedhjeve të 17 mln euro? Pse nuk flitet pse nuk tregojnë, cilat janë pajisjet që janë shkatërruar që janë djegur që nuk funksionojnë më 17 mln euro jo vetëm kosto, por prej dy muajsh nuk vite në funksionim godina.’– tha Vokshi.

Deputetja vijoi më tej duke sjellë edhe denoncimin e një qytetari se në QSUT të premten në mëngjes kanë ikur dritat për dy orë dhe për pasojë kanë ndërruar jetë 4 pacientë.

‘Ngjarje e rëndë në QSUT. Sipas këtij informacioni një punonjës që punon në QSUT kanë ikur dritat për më shumë se dy orë. Sipas këtij punonjësi ka pasur 4 të sëmurë që kanë humbur jetën, gjatë periudhës që kanë ikur dritat, pasi kanë qenë të intubuar, nuk ka funksionuar linja backup. Nëse ky informacion është i vërtetë do të ishte një skandal shumë i madh. Një spital si QSUT a mund të rri pa drita. A është e vërtetë që të premten në mëngjes duke u gdhirë kanë ikur dritat. Pse s’ka punuar gjeneratori. Ku janë dërguar pacientët.’- tha Vokshi.

Por deputeti Tritan Shehu tha se nuk ka pasur dëme në njerëz, ndërsa kërkoi që të pyetet ministrja e Shëndetësisë lidhur me këtë çështje dhe mosfunksionimin e urgjencës së QSUT, duke thënë se situata e vështirë u arrit të kalohej falë ndihmës së mjekëve reanimatorë.

Kërkesa e Vokshit për dëgjesën me ministren e Shëndetësisë në Komision, u rrëzua nga mazhoranca, me argumentimin se ministrja do të përgjigjet këtë të enjte në seancën plenare dhe nëse nuk shterohen pyetjet të bëjë më vonë dëgjesë në komision.

Situata kaotike me urgjencat vijon që prej datës 11 shkurt kur në katin -1 në Urgjencën e re të QSUT-së ra zjarr, për shkaqe që po hetohen nga prokuroria e Tiranës e që dyshohet se lidhen me keqfunksionimin e baterive. Organi i akuzës së kryeqytetit i nisi hetimet më 2 mars, duke sekuestruar edhe dosjen e tenderit për ndërtimin e urgjencës, një investim me vlerë rreth 17 milionë euro

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT