6.5 C
Tiranë
Friday, December 12, 2025
spot_img

Situata në kufirin Kosovë-Serbi/ Reagon PD: “Qeverisë së Serbisë, i bëjmë thirrje t’u përmbahet të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara”

Partia Demokratike ka reaguar sot me një deklaratë zyrtare për situatën në kufirin Kosovë-Serbi.

Anëtari i Kryesisë së PD, Aldo Bumçi konfirmoi mbështetjen për qeverinë e Kosovës dhe institucionet e saj ligjzbatuese, teksa i bëri thirrje qeverisë serbe t’u përmbahet të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të dialogut, dhe t’i zbatojnë ato pa vonesë.

DEKLARATA E PLOTË
Partia Demokratike po e ndjek me kujdes rigoroz dhe shqetësim të thellë situatën në Kosovë.
Ne i japim mbështetje të plotë qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të saj ligjzbatuese, të cilët janë në të drejtën e tyre legjitime dhe sovrane, për të garantuar sundimin e ligjit në të gjithë territorin e Republikës.

Ne e inkurajojmë si të drejtë vendimin e qeverisë së Kosovës për të vendosur reciprocitet në marrëdhëniet me Republikën fqinje të Serbisë.

Qeverisë së Serbisë, i bëjmë thirrje t’u përmbahet të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të dialogut, dhe t’i zbatojnë ato pa vonesë.

 

Ne dënojme përpjekjet e Serbisë, përmes deklaratave dhe veprimeve që nxisin konfliktin, synojnë destabilizimin e Kosovës, dhe janë me pasoja për të gjithë rajonin.

 

Në të njëjtën kohë, përshëndesim maturinë dhe vendosmërinë e autoriteteve të Republikës së Kosovës dhe vetpërmbajtjen e qytetarëve të saj në menaxhimin e kujdesshëm të këtij provokimi të përsëritur.

Gjithashtu, përshëndesim angazhimin e KFOR, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe Bashkimit Europian për çtensionimin e situatës dhe garantimin e paprekshmërisë së sovranitetit të Kosovës dhe pacenueshmërinë e kufijve dhe sigurisë së saj.

E konsiderojmë të papranueshme dhe të pajustifikueshme heshtjen e Autoriteteve më të larta shtetërore shqiptare, duke cënuar rëndë interesin kombëtar dhe kornizën e sigurisë rajonale.

I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare, të ndërmarrë pa vonesë të gjithë hapat e nevojshëm për të mbështetur qeverinë e Kosovës, në përpjekjet legjitime për të ushtruar në mënyrë të plotë sovranitetin e saj, dhe të dënojë çdo akt të autoriteteve serbe që nxit konflikte për llogari të aktorëve të tretë.

Qeveria shqiptare duhet t’i përmbahet detyrimit kushtetues për të mbrojtur interesat kombëtare kudo dhe kurdo ato kërcënohen.

Në fund, duam të theksojmë përmes këtij rasti flagrant hipokrizinë e nismës së Ballkanit të Hapur dhe protagonistëve të saj Rama dhe Vuçiç.

Nëse hapja do të ishte synimi i tyre, nëse Kosova do të konsiderohej, siç thonë, e mirëpritur në këtë projekt, aktet absurde të nacionalizmit të shekullit 19 dhe paradat e serbomadhnisë në kufirin mes dy vendeve, nuk do të përsëriteshin edhe njëherë, në ato toka ku vetëm para pak vitesh luhej teatri i përgjakur i luftës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bashkia Vlorë nis pastrimin e kanalit të Naunkes për të parandaluar përmbytjet, Mersini: “Po...

0
Pas kërkesave të shumta të banorëve për pastrimin e kanalit të Naunkes, i cili prej vitesh paraqet probleme për shkak të ndotjes dhe përmbytjeve,...

Kuvendi miraton Projektbuxhetin 2026 dhe ligjet e “Paqes Fiskale” pas një seance maratonë deri...

0
Kuvendi i Shqipërisë vijoi deri pas orës 01:30 diskutimet maratonë mbi projektbuxhetin e shtetit për vitin 2026, duke shqyrtuar nen për nen shpenzimet dhe...

Plani i ri i paqes: SHBA propozon ‘zonë të lirë ekonomike’ në Donbas –...

0
Shtetet e Bashkuara kanë propozuar një zgjidhje të re për pjesë të rajonit lindor të Ukrainës që ende kontrollohen nga Kievi, duke sugjeruar krijimin...

Sasa Hoda rrëfen në BBVK: “Ai më manipuloi për 10 vite, më bindi se...

0
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Sasa Hoda, ka ndarë një nga rrëfimet më të forta personale brenda shtëpisë, duke treguar për një lidhje...

“Trump i ngopur me takime: Nuk dua më fjalë, dua veprim” — Shtëpia e...

0
Presidenti amerikan Donald Trump nuk dëshiron që situata mes Ukrainës dhe Rusisë të vazhdojë të trajtohet vetëm me bisedime të pafundme, por kërkon hapa...