15.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Situata në Shijak/ Vasili: “Situatë e rëndë, kryetari gënjeu publikisht duke thënë se ‘bashkia nuk paguan para’

Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj dhe deputeti, Petrit Vasili kanë zhvilluar një konference për mediat.

Gjatë kësaj konference, Vasili u ndal tek djegia e mbetjeve në bashkinë e Shijakut, ku ishte edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për të parë nga afër situatën.

Vasili i ka bërë thirrje SPAK që të nisë hetimet kryesisht ndaj kryetarit të bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, pas deklaratës së tij të bërë në media lidhur me djegien e mbetjeve.

Ai theksoi se Arbana ka gënjyer në deklaratën e tij dhe se Bashkia që ai drejton ka paguar kompaninë e inceneratorit të Tiranës për mbetjet.

“Thirrja publike për këta mashtrues që shpërdorojnë taksat e qytetarëe i bëjmë thirrje dretjëisë që kryesisht të nisë hetimet për këtë mashtim puklik e të jetë ky mësim për këdo keryebashkiak apo nëpunës rilindas që do guxojë të gënjejë. Nuk do u ndahemi këmba- këmbës ditë për ditë për të nxjerrë sa mashtrues janë.

Kurajoja prej mashtruesish profesionistë që nuk u dridhet syri kur mashtrojnë provohet sot në mënyrën më spektakolare.

Kryetar bashkie që thotë 4 herë që këtë gjë e bëjmë falas, dokumentet provojnë që jo s’e kanë bërë falas, por kanë lënë ka marrë zjarri dynjanë atje kanë paguar kokërr më kokërr kompaninë e famshme 29 euro tonin me vulë dhe me firma.

Këta dhe kur vënë vulën dhe firmat e tyre pacipësisht gënjejnë me idenë që nuk do demaskohen”, theksoi Vasili.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...