12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“S’ka para për të shpërndarë, por ka plan se si të prishen paratë e Europës”/ Shehi: Qeverisë i japin bezdi rregullat e Europës”

Deputeti opozitar, Dashamir Shehi nga foltorja e Kuvendit ka dhënë mesazhe të forta për politikën shqiptare, ndërsa nuk i kurseu akuzat për qeverinë “Rama”.

Duke iu referuar marrëveshjes me KE për fondet IPA, Shehi tha se qeveria nuk e do Europën, por e ka mendjen se si të zbatojë planet për të marrë këto para.

Sipas tij halli i nëpunësve është fakti se po ju vjen te dera BE për t’i kontrolluar.

“S’ka para për të shpërndarë, por ka plan se si të prishen paratë e Europës. Gjykoj se çdo lloj pr/ligji është reflektim për këtë parlament për raportin e Shqipërisë në BE. Nëse duam Europën, ajo është një dimension më i madh. Do doja të thoja se ne duhet të reflektojmë të gjithë për këtë situatë. Ku është Shqipëria, Europa dhe pse jemi kaq vonë. Para 20 vitesh kam pasur rastin të shkoj në Berlin dhe para portave që ishte simbol i ndarjes së Europës, pashë në darkë, kemi qenë 3 deputetë nga PS dhe 3 nga krahu tjetër, pashë dhjetra adoleshentë të huaj që përshëndetshin. Mendova; a do bëhen fëmijët tanë që të gërthasin me flamurin kuq e zi në dyert e Europës. ka shumë pak Shqipëria proeuropianë, jo thjesht që nuk na duan ne, por këta që qeverisin nuk duan, Shqiptarët duan, se andej po ikin se kokën e kemi pasur nga perëndimi. Ku jemi pas 20 vitesh? Këtu ska dashur për Europën, se Eruopa kërkon ça rregulla. Qeverisë i japin bezdi rregullave të Europës. Do e linin policët e Europës që të mbillej kanabis si misri në Shqipëri? A e keni parë investimet? Europiane janë? Gjysma e investimeve vijnë nga lindja e Mesme. Këtu s’ka Europë. Pse s’ka kompani franceze, italiane, pse? Se ata e kuptojnë se nuk e do qeveria Europën. Tani do i duhet të bëjmë avokati Vuçiçit. Ndaj e kemi këtë vështirësi ne.”, tha Shehi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bruno Fernandes arrin shifrën historike me Manchester United

0
Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, ishte protagonist në fitoren ndaj Aston Villa, duke krijuar dy golat e parë të skuadrës së tij. Mesfushori portugez...

Vrasja në Gjakovë, viktima xhaxhai i ish-finalistes së BBVK, Elijona Binakaj

0
Rasim Binakaj, 38-vjeçari që humbi jetën si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit në Gjakovë, rezulton të jetë xhaxhai i ish-finalistes së Big...

Kryeministri i Kanadasë takime në Europë, në fokus Lindja e Mesme dhe bashkëpunimi ndërkombëtar

0
Kryeministri i Kanada, Mark Carney, ka zhvilluar një sërë takimesh në Europë në kuadër të përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, ruajtjen e stabilitetit...

Tabaku: “Shqipëria po zbrazet, ndërsa shteti po fryhet”

0
Deputetja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Jorida Tabaku, ka shprehur shqetësimin për krizën demografike që, sipas saj, po përjeton Shqipëria, ndërsa paralelisht po rritet...

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...