7.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Skandal Diplomatik në Aeroportin e Shkupit: Presidentes së Kosovës i kërkohet celulari

Një skandal diplomatik është regjistruar pasditen e djeshme në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, ku Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është tentuar t’i merret celulari personal nga sigurimi i aeroportit. Kjo ka shënuar një konfrontim mes sigurimit të Presidentes Osmani dhe sigurimit të aeroportit të Shkupit. Këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina, ka thënë se në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, sigurimi i aeroportit të Shkupit ka tentuar t’i marrë telefonin personal presidentes.

“Presidentja nuk ka lejuar një gjë të tillë sepse do të ishte shkelje e rëndë. Përkundër shpjegimit të rregullave që ekipi i presidentes i ka bërë zyrtarit të aeroportit, ai ka tentuar fizikisht ta shtyjë presidenten. Këtu ka reaguar Policia e Kosovës për të hapur rrugën,” tha Kupina.

Kupina shtoi se kjo sjellje e zyrtarit maqedonas të aeroportit është në kundërshtim me çdo praktikë ndërkombëtare, sipas të cilave kur krerët e shtetit udhëtojnë, ata mbrohen me privilegje dhe imunitete diplomatike. Në kundërshtim me këto rregulla, pala maqedonase ka marrë çantën personale të dorës së presidentes.

Edhe pse kjo ishte kundër rregullave, ekipi i presidentes e ka lejuar në mënyrë që Presidentja të hyjë në aeroport, konkretisht në sallën VIP, e cila ishte rezervuar me notë verbale të Ambasadës së Kosovës, siç është praktika për udhëtimet e krerëve të shtetit

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...