17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Skandal i madh korrupsioni në Ukrainë: Dy ministra japin dorëheqjen, i përfshirë bashkëpunëtori i ngushtë i Zelenskit

Kriza politike në Ukrainë thellohet pas një skandali të gjerë korrupsioni që ka përfshirë nivelet më të larta të qeverisë. Dy ministra, ai i Drejtësisë Herman Halushçenko dhe ministrja e Energjisë Svitlana Hrynçuk, kanë dhënë dorëheqjen me kërkesë të Presidentit Volodymir Zelenski, pas zbulimeve tronditëse të Zyrës Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU).

Sipas hetuesve, është zbuluar një skemë pastrimi parash në shkallë të gjerë në sektorët strategjikë të energjisë dhe të mbrojtjes, ku dyshohet se janë përfshirë zyrtarë të lartë dhe biznesmenë me lidhje të drejtpërdrejta politike. Të dy ministrat kanë mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Skema e korrupsionit në “Energoatom”

Sipas hetimeve të NABU, anëtarët e grupit kriminal kërkonin ryshfete nga kontraktorët e kompanisë shtetërore të energjisë “Energoatom”, në vlera që varionin nga 10 deri në 15 përqind të shumës totale të kontratave. “Faktikisht ishte krijuar një sistem paralel kontrolli, ku një kompani me qarkullim mbi 200 miliardë hryvnia (rreth 4 miliardë euro) administrohej nga persona të paautorizuar”, thuhet në njoftimin e agjencisë.

Hetuesit kanë identifikuar një person me pseudonimin “Karlson”, i cili kontrollonte një rrjet të quajtur “lavanderi”, përmes të cilit pastrimi i parave realizohej në sistemin ligjor financiar. Deputeti Jaroslav Zhelezniak nga grupi parlamentar “Holos” deklaroi se “Karlson” është në fakt biznesmeni Timur Mindikh, i njohur si bashkëpunëtor i ngushtë dhe njeri i besuar i Presidentit Zelenski.

Lidhjet me Presidentin

Mindikh është bashkëpronar i kompanisë televizive “Kvartal-95”, e themeluar vite më parë nga vetë Zelenski, para se ky i fundit të hynte në politikë. Sipas mediave ukrainase, NABU bastisi më 10 nëntor banesën e Mindikh, ndërsa burime të “Ukrainska Pravda” raportojnë se ai është larguar nga Ukraina vetëm disa orë para operacionit.

Reagimi i Zelenskit

Presidenti Volodymir Zelenski ka kërkuar hetim të plotë dhe ndëshkim të të gjithë personave përgjegjës, duke theksuar se “askush nuk do të jetë mbi ligjin, pavarësisht pozitës apo lidhjeve politike”. Skandali pritet të ketë pasoja të gjera politike dhe të testojë seriozitetin e luftës së Ukrainës kundër korrupsionit, në një kohë kur vendi përballet me sfida të shumta të brendshme dhe të jashtme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...