4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Skandal me pagat e Fondit Shqiptar të Zhvillimit/ Dritan Agolli paguhet sa trefishi i Ramës

Skandali me të dhënat mbi pagat po nxjerr në pah çdo dite anomalite nepotizmin ne administratën dhe abuzimet me paratë publike. Në data bazën e pagave të prillit zbulohet se 5 shoferët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit kanë paga bruto nga 1500 dollarë (153120 lekë) deri 1900 dollarë (196 636 lekë) në muaj, afërsisht sa paga e një deputeti (156 770 lekë) dhe në disa raste më shumë se e një ministri (174 760 lekë).

“Vend pune pëllumbash” quhet në zhargonin popullor. Shoferi më i paguar ai qe merr pagën rreth 1900 dollarë (196 636 lekë) konkurron me zëvendës kryeministrin për pagën. Vetë drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli. Vetë ky i fundit përfiton një pagë prej afro 7 mijë dollarësh (701 100 lekë) ne muaj, gati 3 herë më shumë se shefi i tij i drejtpërdrejtë kryeministri Edi Rama që paguhet rreth 2200 dollarë (228 730 lekë) dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta që përfiton afro 2500 dollarë në muaj (257 000 lekë).

Dritan Rreshka një ish-prokuror i larguar nga vettingu ka një pagë bruto prej rreth 5800 dollarësh (580 800 lekë). Si përgjegjës sektori në Fondin Shqiptar të Zhvillimit po aq sa drejtuesi i SPAK, Arben Kraja (593 978 lekë). Ndërkohë një punëtor pastrimi në Fondin Shqiptar të Zhvillimin përfiton bruto 1200 dollarë muaj. Krahasimi me pagat e larta të administratash shtetërore është njëra anë e medaljes, pasi po t’i krahasosh me mësuesit (85 350 lekë) shoferet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit paguhen sa dy të tillë, apo sa tre policë rendi (50 000 lekë).

Kurse pjesa tjetër e administratës të FSHZH, juristë dhe specialistë të ndryshëm fut nëpër xhepa me mijëra dollarë çdo muaj si pagë fikse (170 100-601 800 lekë). Fondi Shqiptar i Zhvillimit është një institucion buxhetor, me vende pune që sulmohen nga të afërm zyrtarësh, por kjo ka pak rendësi pasi çdo kush ka të drejtë të synojë një pagë dinjitoze. Ajo që bën të padrejte është krahasimi me ushtrinë prej dhjetra mijëra nëpunësit te administratës shtetërore, mësuesish, policesh, mjekesh e kështu me radhë, qe merr çdo muaj një pagese mbijetese.

/Ballkan Web

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...