10.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Skandal me ujësjellësin e Memaliaj/ Petrit Vasili publikon dokumentet: “Kryeministri hajdut shkon të inagurojë një investim që nuk është tenderuar akoma”

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka denoncuar sot kryeministrin Edi Rama se pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, ka deklaruar nisjen e punimeve për ujësjellësin e Memaliajt, dy muaj e gjysmë para se të lidhej kontrata me kompaninë fituese të tenderit dhe dy ditë para se të zhvillohej prokurimi, ku do të shpallej dhe kompania fituese.

“Në denoncimin e mënyrës se si shpërdorohen e vidhen e trajtohen si pronë personale paratë dhe milionat euro të qytetarëve të thjeshtë.

Bëhet fjalë për ujësjellësin e Memaliaj dhe fshatrat, një investim 4 miliardë e 800 milionë lekë të reja, që në 7 prill u bë pubik pak ditë para fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.

Tenderi përkatës, në realitet, kryeministri sic dihet grabitqar dhe hajdut shkon të inagurojë një investim që nuk është tenderuar akoma.

Vërtetohet me dokumentet e agjencisë së Prokurimit Publik, skandali e pjesa më e rëndë, tenderi, fituesi shpallej në 9 prill kurse kryeministri që në datën 7 prill, pa e ditur kush do fitonte ka vajtur ka nisur punimet.

Kontrata është lidhur më 9 qershor, dy muaj e gjysmë më vonë. Pra tenderat janë zero, paratë ndahen në tavolinë që para se ju e shikoni që procedurat s’kanë filluar e kontrata s’është lidhur. Dy muaj e gjysmë para deklarojnë kemi lidhur kontratë ndërkohë që kontrata u lidh dy muaj e gjysmë më mbrapa’, tha Vasili.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...