17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Skandal në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore: Përjashtohen shefi i sektorit dhe Regina Omeri pas denigrimi të drejtuesve të policisë

Shefi i sektorit, Kushtrim Selimi dhe Regina Omeri janë përjashtuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas zbulimit të skandalit se denigronin figurën e drejtuesve të policisë përmes portalit Shqipnews.info. Vendimi për përjashtimin e tyre është marrë ditën e djeshme, 30 maj, sapo ka mbërritur njoftimi i Policisë së Tiranës për arrestimin e tyre për mashtrim kompjuterik.

Psë persona të tjerë nga radhët e Policisë së Shtetit kanë bërë kallëzim pranë krimit kibernetik ndaj zyrtarëve të AMP dhe gazetarit Ervis Hasanaga në lidhje me shkrimet e publikuara në portalin që menaxhohej prej tyre, pas publikimit të lajmit një ditë më parë.

Kallëzim penal ndaj Selimit kanë bërë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku, Drejtori i Policisë Kriminale Neritan Nallbati dhe Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi dhe 2 të tjerë. Kallëzimet nga Rrumbullaku, Nallbati dhe Jaupi ndaj Selimit janë bërë lidhur me denigrimin dhe lajmet e publikuara që Kushtrim Selimi bashkë me vëllain e tij në SHISH bënin ndaj drejtuesve të institucioneve të Policisë së Shtetit. Policia vijon kërkimet për Kushtrim Selimin ende në arrati, ndërsa zyrtarja tjetër e AMP-së Regina Omeri është arrestuar. Po ashtu në pranga ka rënë edhe gazetari Ervis Hasanaga, i cili publikonte lajmet e rreme të porositura nga Selimi për të denigruar figurën e drejtuesve të Policisë, ndërsa kërkonte të bëhej drejtor.

Skandali thellohet edhe më tej, pasi në skemën e shantazhit del i përfshirë edhe Kreshnik Selimi, vëllai i shefit të sektorit pranë AMP, i cili është shef kundër narkotikëve në Shërbimin Informativ Shtetëror. Ky i fundit duke përfituar nga aksesi në informacion për shkak të detyrës, ia dërgonte këto informacione dhe i vëllai i publikonte.

Gazetari ka deklaruar se merrte një pagesë 600 euro dhe dëshmia e tij përputhet edhe me atë të Regina Omerit. Kjo e fundit ka cila ka dëshmuar se lajmet ia niste Kushtrim Selimit dhe më pas ajo ia niste gazetarit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...