17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Skandal në Portugali: Revista “TV Guia” nën zjarr për manipulimin e dhimbjes së familjes Jota

Revista portugeze “TV Guia” është përballur me një stuhi kritikash pas publikimit të kopertinës së saj të fundit, ku rikthehet në vëmendje humbja tragjike e futbollistit Diogo Jota dhe vëllait të tij, André Silva, të cilët humbën jetën më 3 korrik në një aksident automobilistik.

Në vend që të përqendrohej tek homazhet dhe respekti për familjen, revista zgjodhi një titull sensacional:
“Ruben Neves dhe Rute. Të bashkuar pas vdekjes”, duke shoqëruar tekstin me një foto të mesfushorit portugez dhe vejushës së Jotës, Rute Cardoso, të përqafuar. Imazhi i shkëputur nga konteksti u cilësua një manipulim i rëndë dhe “mungesë respekti për të vdekurit dhe të gjallët”.

Në rrjetet sociale reagimet shpërthyen:
“Një turp i paparë! Në vend të tyre, do ta padisja këtë revistë. Zero respekt për njerëzit,” shkroi një përdorues, komenti i të cilit u shpërnda mbi një milion herë.

Reagimi i qetë i Ruben Neves

Mesfushori i Al-Hilal reagoi publikisht, duke hedhur poshtë çdo insinuatë dhe duke mbrojtur familjen e tij:
“Unë dhe gruaja ime, Débora Lourence, jemi bashkë prej 11 vitesh, të lumtur dhe krenarë për familjen tonë. Kemi ndihmuar Ruten dhe familjen e saj me gjithë zemër. Përdorimi i kësaj fotoje është i turpshëm dhe i pafat.”

Në mbrojtje të tij dolën edhe figura publike. Katia Aveiro, motra e Cristiano Ronaldos, e quajti publikimin “çnjerëzor dhe të neveritshëm”:
“Askush me zemër nuk do të bënte një gjë të tillë. Më vjen turp ta shoh. Fatura do të vijë, qoftë hyjnore apo njerëzore.”

Debat i gjerë në Portugali

Ngjarja ka ndezur një debat të fortë mbi kufijtë e medias sensacionale në Portugali, si dhe mungesën e respektit për privatësinë dhe dhimbjen njerëzore. Deri tani, TV Guia nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj kritikave që sa vijnë e shtohen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...