11.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Skandal në Turqi: Ministrja e Familjes kritikohet për luksin mes thirrjeve për kursim

Në një kohë kur qeveria turke u ka kërkuar të gjitha institucioneve të shkurtojnë shpenzimet publike, Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale, Mahinur Özdemir Göktaş, është vënë në qendër të kritikave për udhëtimin e saj luksoz nëpër Anadoll me një Mercedes-Benz S63-E me vlerë 32 milionë lira turke (rreth 670,000 euro).

Skandali shpërtheu pasi Göktaş, gjatë vizitës së saj në Karabık, la në garazh makinën e saj zyrtare, një Togg elektrike e prodhuar në Turqi, me vlerë 2.63 milionë lira (rreth 55,000 euro), dhe preferoi të lëvizte me S-Class-in luksoz, i pajisur edhe me sedilje masazhi.

Kjo zgjedhje bie në kundërshtim të hapur me direktivat e Ministrit të Financave, Mehmet Simsek, i cili prej javësh bën thirrje për masa shtrënguese dhe kursime në çdo nivel, nga udhëtimet e deri te përdorimi i pronës shtetërore.

Reagimet në rrjetet sociale nuk kanë munguar, ku përdoruesit ironizojnë duke shkruar:

“Mos e lini Simsek ta shohë këtë!”

Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re e kabinetit turk, ka një profil të veçantë. E lindur në Belgjikë, ajo mban dy shtetësi dhe ka qenë më parë deputete në parlamentin e Brukselit, ku u bë e njohur pasi refuzoi të marrë pjesë në heshtjen njëminutëshe për gjenocidin armen.

Në vitet 2022-2023, ajo shërbeu si ambasadore e Turqisë në Algjeri, ndërsa karriera e saj politike shpesh është shoqëruar me debat. Një detaj interesant është se fillimisht dëshironte të studionte drejtësi, por hoqi dorë pasi nuk do t’i lejohej të fliste në gjykatë duke mbajtur shami.

Skandali pritet të shtojë tensionet brenda qeverisë turke, ndërkohë që opinioni publik e sheh këtë veprim si hipokrizi në kohën kur qytetarëve u kërkohet të përballojnë masa të rrepta kursimi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...