10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Skandal: Zyrtarë të AMP dhe gazetarë pas portalit që publikonte lajme të rreme për drejtuesit e Policisë

Portali Shqipnews.info, i hapur nga shefi i Sektorit në AMP, Kushtrim Selimi, së bashku me zyrtaren tjetër të AMP, Regina Omeri, dhe gazetarin Ervis Hasanaga, është përfshirë në një skandal të madh. Ata publikuan shkrime për denigrimin e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, duke përfshirë Muhamet Rrumbullakun, Neritan Nallbatin, Rebani Jaupin, Florjan Sulejmanin dhe të tjerë, me qëllim që të dëmtonin imazhin e tyre në publik përmes lajmeve të rreme.

Qëllimi kryesor i Kushtrim Selimit ishte që, përmes këtyre shkrimeve dhe presionit publik, të emërohej drejtor. Hetimet kanë zbuluar mesazhe komunikimi në celularët e të arrestuarve, që tregojnë përpjekjet e tyre për të vendosur gjoba ndaj personave të ndryshëm. Këto aktivitete të paligjshme janë denoncuar nga disa individë dhe drejtues policie të prekur nga këto shkrime.

Kjo situatë ka ngritur shqetësime serioze mbi integritetin dhe profesionalizmin e disa zyrtarëve të AMP dhe ka nxitur thirrje për një hetim të thelluar dhe transparencë të plotë në lidhje me këto akte të papranueshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...