14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Skandali i komunikimeve të zbardhura nga SKY ECC: Përfshirë drejtorin e policisë së Tiranës

Zbërthimi i aplikacionit të kriptuar SKY ECC ka shpërthyer në një skandal të madh në Shqipëri, duke përfshirë zyrtarë të lartë shtetërorë, drejtues policie, biznesmenë, dhe kriminelë. Pas këtij zbulimi, u shpallën 11 urdhërarreste, me 5 persona të arrestuar dhe 6 të tjerë në kërkim.

Në mes të të arrestuarve dalin emrat e njohur si ish-zv.Drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, shefi i komisariatit nr.6 Dedan Gjoni, një zyrtarë i policisë kufitare, dhe Bujar Gërmizi.

Një pjesë e dosjes së zbardhur e SKY ECC tregon komunikimet e shefit të komisariatit nr.6, Dedan Gjoni, i përfshirë në fushatë elektorale dhe duke kërkuar vota për kandidatët e tij.

Në një bisedë të datës 5 mars 2021, Dedan Gjoni kërkon ndihmën e një përdoruesi të SKY për të siguruar vota për Myslym Murrizin, një kandidat i njohur. Oficeri i policisë kërkon vota nga Shqiptarët në Britaninë e Madhe dhe Spanjë, duke shprehur nevojën për angazhimin e tyre në fushatën zgjedhore.

Biseda tregon se Dedan Gjoni kërkon jo vetëm vota, por edhe angazhimin e njerëzve në Shqipëri për të mbështetur kandidatin Myslim Murrizi, i cili ishte shkëputur nga Partia Demokratike dhe kandidonte nën një koalicion tjetër.

Skandali nxjerr në dritë shfrytëzimin e një aplikacioni kriptuar nga zyrtarë të lartë të policisë për qëllime politike dhe shkeljen e integritetit zgjedhor.

Pjese nga biseda:

Dedan Gjoni –Si te kam.

J… Ca bëre shok….mir je…un mir qetësi pz…

Dedan Gjoni: -Shok do me ndihmosh me vota

J …hahaha.në kdo momente nuk e di me ko je pz…kam shum dyshime per ty…

Dedan Gjoni– Me Myslym Murrizin Shok sa te kem mundesi do e ndihmoj….

J… Më pëlqen…kam simpati…

Dedan Gjoni–Eshte i vetmi që kam mik e detyrim…Me ndihmon mua……A më ke shok…

J…Nja 15. ota ti jap nga valencia online…kto që kam me dokumenta..

Dedan Gjoni: Ore në Tiranë. Hahah. Jepi urdhër babes nipit fortë… Hahaha…

J- Aty do jem per vitime…

Dedan Gjoni: Ok shok… Mirardhsh…”

Të njëjtën bisedë Dedan Gjoni ka bërë dhe me Ismail Zenelin, në kërkim si i dyshuar i përfshirë në këtë grup kriminal.

Po ashtu i kërkon edhe përdoruesit Ismail Zeneli, në orën 19:41:17 që familjarët e tij dhe ai vetë të investohen për vota për subjektin që përfaqëson Myslim Murrizi. Ata shkëmbejnë mesazhet:

Dedan Gjoni: Sot isha me deputetin…Do na ndohmosh me vota… Me sa njerez ke….Se e kemi mik te mire…

Ismail Zeneli: Qa je ti?

Dedan Gjoni: Une demokrat jam….Por i duam per partine e myslimit…E kam sh mik Murrizin

Ismail Zeneli -audiofile “shko fol me ate byrazelin atje ne bathore e ti gjajne ai nja 200 vota se a demokrat me ate byrazelin tem me ate shoferin e kamioni. 200+-Fol ti me te.. Se myslimi eshte ndare nga pd….Por e djathte eshte…Fol nje here ti me te..

Ismail Zeneli
: -Ok ok… Pa merak…”

Më 17 nëntor 2023 GJKKO firmosi 11 urdhërarreste nga të cilat 5 u ekzekutuan mbrëmjen e 20 nentorit, ndërsa 6 janë në kërkim. Dyshohet se 4 prej tyre ndodhen në Spanjë.

Në pranga nga operacioni i SPAK janë ish-zv.drejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe shefin e Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni, ndërsa në kërkim janë Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit, Ervin Mata, Ismail Zeneli, Bajram Grabova, Artan Sulejmani, Albert Prenga.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...