11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Skandali i propagandës Ruse: Zbulohet rrjeti që synonte dobësimin e Ukrainës në Çeki

Shërbimi sekret çek ka zbuluar një rrjet propagande të financuar nga Rusia, me qëllim dobësimin e Ukrainës. Hetimet e shërbimit sekret çek kanë zbuluar se portali i lajmeve “Zëri i Evropës” me qendër në Pragë ka qenë baza e aktiviteteve të këtij rrjeti për përhapjen e propagandës.

Synimi i tyre ishte që të ndikojnë në ndalimin e ndihmës për Ukrainën nga Bashkimi Evropian në luftën kundër Rusisë.

E përditshmja çeke “Denik N” ka njoftuar se ky portal ka publikuar deklarata të politikanëve nga vende të ndryshme të Evropës, të paguar nga Rusia, që kërkonin ndalimin e ndihmës ndaj Ukrainës.

Pagesat për politikanët evropianë janë bërë në dorë gjatë takimeve personale në Pragë ose në formë kriptomonedhe, në shuma të konsiderueshme.

Kryeministri çek Petr Fiala ka identifikuar oligarkun prorus Viktor Medvedcuk si personin pas faqes “Zëri i Evropës”, një aleat i besuar i presidentit rus Vladimir Putin, i cili ka udhëhequr përpjekjet për destabilizim në Ukrainë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kurti fton opozitën për takim pas vendimit të Kushtetueses mbi zgjedhjen e presidentit

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi dje se do t’i ftojë liderët e partive opozitare për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të ri...

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i fshehur pas sulmeve ndaj...

0
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të premten se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “i plagosur dhe me shumë...

SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi udhëheqësit kryesorë iranianë

0
Qeveria e SHBA-së ka njoftuar një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion që mund të çojë në identifikimin ose arrestimin e udhëheqësve...

Zelensky: “Lehtësimi i sanksioneve ndaj naftës ruse i jep Moskës 10 miliardë dollarë për...

0
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, presidenti i Ukraina, Volodymyr Zelensky, kritikoi administratën e...

Trump: “Çdo objektiv ushtarak në ishullin Kharg u shkatërrua”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “çdo objektiv ushtarak” në ishullin Kharg u shënjestrua dhe u shkatërrua. Ky ishull është thelbësor...