17.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Skandali me inceneratorët/ Berisha: “Kjo aferë kriminale vazhdon jetën e saj për faktin e vetëm se kjo është afera e Edi Ramës”

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot skandalin me aferën e inceneratorëve, ku ka deklaruar se qeveria jep para edhe pse ‘djegësat’ nuk kryejnë asnjë punë. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama si të përfshirë direkt në këtë aferë të vjedhjes së parave publike.

Sali Berisha: Nuk ka forcë në këtë vend që mund ti bëjë gjë. Kështu muaj më parë SKAP-i i partisë për ktë aferë gjigandë njofton se bëhet fjalë për korrupsion, procedura porokurimesh antiligjore, falsifikime dokumentesh, larje parash, tjetërsime pronash.

Pra një kompleks veprash penale nga më seriozet, megjithëkëtw, kjo ndërmarrje kriminale, aferë kriminale është e vetmja në Shqipëri, Evropë dhe botë, mbi të cilën kanë rënduar akuza të tilla dhe vazhdon. Janë shpallur në kërkim menaxherë e pronarë të saj, ajo vazhdon njëlloj sikur asgjë nuk ka ndodhur e asgjë s’është konstatuar, sikundër asnjë mandat arresti apo shpallje në kërkim nuk është lëshuar, askush nuk është burgosur, në këtë aferë.

Ftoj cdo shqiptar të shtrojë pyetjen: si mundet pas gjithë këtyre akuzave, pas shpalljes në kërkim të pseudo pronarëve të kompanive të djegësve, qeveria e Edi Ramës dhe Ministria e Financave të disbursojë deri më sot rreth 100 milionë euro?

Të vazhdojë të disbursojë plotësisht të gjithë shumën e aprashikuar për djegësin e Fierit, mbi 6 milionë euro? Të gjithë shujmën e parashikuar për djegësin e Tiranës, mbi 6 milionë euro? Të urdhërojë OSHEE të ndërtojë linjën e tensionit të lartë për djegësin e Tiranëës me një shumë 6 milionë euro? Si mund të ndodhin?

Këto ndodhin, kjo aferë kriminale vazhdon jetën e saj për faktin e vetëm se kjo është afera e Edi Ramës, është Rama të dashur qytetar, që në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, me opinionin ligjor zyrtar të Entit të Prokurimeve Publike që thotë se negociata e mbyllur është e ndaluar të përdoret, ka firmosur kontratën me negociata të mbyllura.
Rama është ai që ka pranuar që të gjitha prokurimet për djegësat nga Elbasani-Tiranë-Fier, të bëhen nga vetëm një kompani, kompania e tyre.

Ndaj nëse deri sot pagesat e prapambetura për kompani të tjera shqiptare që kanë punuar e nuk kane marre pagesat qe kane kaluar në 120 mln euro për vitin, kompania e Ramës, Engjëll Agacit, Arben Ahmetajt, ka marrë rreth 40 milionë euro gjatë këtij viti pa kryer asnjë punim. Kjo për faktin se është kompani e qeveritarëve.

Në këto kushte SKAP i partisë po përdoret si një instrument për hetime fake për të mbuluar vazhfimin e krimit monstruoz.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...