10.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Skandali me tenderin e Ujësjellësit të Memaliajt/ Meta: “Ka bërë shkelje, ligji e dënon deri në 12 vite burg”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se në rastin e skandalit me tenderin e Ujësjellësit të Memaliajt Rama rrezikon të dënohet deri në 12 vite burg.

Ish-kreu i Shtetit ka lexuar dy nene që sipas tij janë shkelur nga Rama. Ilir Meta thotë se shteti është i banditëve dhe nuk ka lidhje me kushtetutën dhe qytetarët.

Kreu i PL-së lexoi nenin 248 dhe 258 për shpërdorim detyre dhe shkelje te barazisë ne tendera dhe sipas tij vetëm ne nje rast, dënimi shkon deri ne 12 vite burg.

“E kuptueshme për çdo qytetar që i ka sytë në ballë për të kuptuar se jetojnë në kushtet e një shteti banditësh dhe jo të një shteti të së drejtës, të demokracisë, të funksionimit të ligjit, të meritokracisë, të konkurrencës së lirë dhe të ndershme. Është e qartë se nuk kemi të bëjmë me një rast të veçante, do të ekspozojmë edhe raste të tjera flagrante të shpërdorimit të detyrës

Pra në shtetin e këtyre banditëve që nuk ka lidhje me kushtetutën tonë, me marrëveshjen e stabilizimit asociimit dhe me anëtarësimin në BE gjithçka bëhet fakti i krye, pazaret bëhen më parë.

Rama së bashku me ministrin del dhe thotë fillojnë punimet për qëllim elektorale, ndërkohë që kjo është në proces tenderimi. Edhe kontrata lidhet pas tre muajsh. Ua kam thënë që përgjigjet e Edi Ramës do të jenë me ligjet e tij, me provat e tij me ligjet e tij dhe ne nuk do falsifikojmë asgjë.

Për rastin konkret, neni 248 i shkeljeve penale për shpërdorimin e detyrës e bën të qartë që kryerja ose mos kryerja me dashje e veprimeve ose mosveprimeve në kundërshtim me ligjin  që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës nga personi që ushtron funksione publike, nëse nuk përben vepër tjetër penale dënohet me burgim deri në  7 vjet.

Kalojmë tek neni tjetër i shkelur qartësisht, neni 258. Shkelja e barazisë në tendera apo ankande publike,  që bën të qartë se nëse një vepër publike kur kryhet ne tender me vlerë mbi 800 mijë lekë, që kjo e kalon sepse është gati 4 mln euro dënohet me burgim nga 1-5 vjet. Sa më e lartë të jetë vlera aq më i madh është dëmi i shkaktuar nga publiku. 7 dhe 5 bëhen 12 për një rast”, tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...