Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me skandalin në spitalin Onkologjik në QSUT, ku mjekë dhe punonjës janë të përfshirë në një skandal me pacientët me kancer. Mësohet se në dosjen hetimore janë dokumentuar disa përgjime që zbulojnë dhe skemën e abuzimit.
Nga këto përgjime, janë zbuluar rolet e personave të përfshirë në skemën e abuzimit. Një rol të veçantë dhe protagonisti kryesor ka pasur kyeinfermieri i Onkologjikut, Afrim Ruçi. Ai shpesh ka luajtur rolin e sekserit, duke shërbyer si urë lidhëse mes mjekëve, farmacive dhe pacientëve për të siguruar ilaçet e komioterapis. Gjithashtu, në këto përgjime jepen këshilla për personat e përfshirë në skemë, që të mos bëjnë asnjë nder në kohën kur në turn do të ishte doktor Elidoni, për shkak të mundshme problematike.
Pergjimet
Afrim mirëmëngjes. Jam ai ushtaraku që kemi komunikuar. Sot kam kimion e babit a kemi ilaç. DOCTOXEL dhe Afrimi i përgjigjet: Mgjs. Ok.
Në datën 04/12/2023 ora 15:09 Afrimin e telefonon një numër
Afrimi: He Rudi.
Rudi: Të lutem fut dikë në sistem që ti bëjë 6 se mi kërkojë.
Afrimi: A ti bëj nesër më mirë?
Rudi: Jo jo a se ke Ketën aty?
Afrimi: E mirë, mirë hajde se do t’i kërkoj. 6 flakona a? Rudi: Po, 6 flakonë.
Në datën 01/12/2023 në orën 10:27 e telefonon një tjetër person.
Afrimi: Alo
Nr.telefonit: Afrim përshëndetje, unë jam ai i shoqi asaj Bianushës që diskutonim ato muhabetet. Mos më gjen ndonjë mundësi t’ia bëjmë sot se unë e kam javore atë kimon, për nder se jam në hall. S’më ndihmon dot me një kështu se ajo e ka javore ja kemi blerë sa qimet e kokës dhe të pres datën 05 unë.
Afrim: Ja të them për pak se jam tek pediatria me çunin. Nr.telefonit: Mirë më thuaj se jam gati të nisem direkt.
Në datën 01/12/2023 në orën 09:27 e telefonon një tjetër numër
Nr.telefonit: Ej një mikeshën tënde dhe timen bashkë e mora, e kam këtu lart A. Daja.
Afrimi: Ok, mirë.
Në datën 30/11/2023 në orën 15:15 merr një sms:
Sms Text: Afrim nesër në mëngjes të pres për firma se u mbyll muaji. Klm
Në datën 30/11/2023 në orën 13:01 merr sms:
Sms: C’kemi Afrim si je ti? Të lutem urgjent në farmaci këta pacientë, nuk i pres më.
Në datën 30/11/2023 në orën 13:52 i shkruan një nr.telefoni: Nqs je i lirë të vij të takoj pak?
Në datën 30/11/2023 në orën 10:22 e telefonon një numër.
Afrimi: Hë Besa.
Besa: Nuk ka ilaç?
Afrimi: Po pra për momentin jo, jemi në pritje për të ardhur,
Besa: Unë fola me Mirelën, nuk më tha s’kemi. Më tha ‘kush ta dha ty këtë?!’.
Afrimi: Fole? Mirela ashtu thotë
Besa: Unë e dua sa më shpejtë se kam vajzën që niset për Angli t’i them rruga mbarë të paktën.
Afrimi: Hajde se do të bëj të pamundurën Afrimi.
Në datën 14/12/2023 në orën 13:38 Afrimi merr një telefonatë
Afrimi: He vëlla.
Telefonata: Do vijë një nga Kukësi, ma ndihmo të lutem mi afro cik kimioterapitë. Bëje për hatrin tim. Ku je ti?
Afrimi: Unë jam lart në zyrë.
Telefonata: Mire ja do vijë lart tek zyra kjo.
Në datën 14/12/2023 ne oren 11:31 ka një bisede si më poshtë vijon:
Afrimi: Alketa është një pacient i Sotiraqit për Erlotinib tableta.
Alketa: Ok.
Në datën 14/12/2023 në orën 10:14 Afrimi merr një telefonatë: O adash ca bën si ke qenë?
Afrimi: Mire adash ti ca bën?
Telefonata: Të’t pyes kam një mikun tim nga Përmeti që i ka dhënë rekomandim kurë ai kirurgu i Gjirokastrës për aty tek ju në date 24 janar. Po është pak vonë, na duhet diçka më shpejt se s’merr dot as kempin po nuk bëri konsultën aty.
Afrimi: Unë s’jam aty tani se jam tek urgjenca. Jepi numrin dhe të më presë. Është ai Elidoni sot aty o burrë ai s’fut pa planifikim. Ia ke nr. Atij ti?
Telefonata: Jo s’ja kam. Po Naqellari është aty?
Afrimi: Po o burrë fol me Naqellarin, i mbaron punë Naqellari direkt.
Telefonata: Po diskutojmë linjën Naqellari njëherë, po ashtu kalojmë tek ty.
Afrimi: Ok mirë, shumë mirë.
Gjina: Është një njeriu i Megit që punon në Drejtori.
Emiljano: Prit, prit. Mos na ngatërroni në ditët e Elidonit. Mos pranoni të bëni asnjë nder në këtë ditë se nxirrte shumë problem
Gjina: Unë i premtova por jo sot
Emiljano: Hajde se flasim hajde.
Gjykata e Tiranës ka caktuar 7 masa “arrest shtepie” dhe “detyrim paraqitje” për mjekët e spitalit Onkologjik ku dhe u raportua skandali. Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skenën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik.
Në njoftim thuhet se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar.
Por skema abuzimit nuk ndalej vetëm me orientimin tek spitali privat në pronësi të një prej të akuzuarve, mjekët në fjalë drejtonin pacientët e tyre edhe për ilaçe në farmaci private. Për këto të fundit nuk përjashtohet mundësia që të jenë furnizuar po nga mjekët e onkologjiku për nxjerrjen e ilaçeve nga spitali për tregtim në farmacitë e tyre private.