11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Skema e trafikimit të lëndëve narkotike nga Suel Cela dhe bashkëpunëtorët e tij

Organizata kriminale e drejtuar nga Suel Cela, e njohur për trafikimin e lëndëve narkotike, ka zhvilluar një aktivitet të gjerë në këtë sektor. Sipas hetimeve të SPAK, komunikimet mes Suel Celës (njohur edhe si Marjus Lulaj) dhe biznesmenit të arrestuar Marsel Shega zbulojnë një ngarkesë me kokainë, e cila dyshohet të jetë marrë në port dhe më pas është vjedhur nga anëtarët e grupit. Në një prej mesazheve, Cela kërkon që ata që kanë tradhëtuar grupin të ndëshkohen me ekzekutim për të shërbyer si shembuj.

Një prej operacioneve më të mëdha të organizatës është transporti i 446 kilogramëve kokainë nga Ekuadori në Hollanë. Suel Cela ishte bashkëfinancues për blerjen e 100 kilogramëve lëndë narkotike, ndërsa Ergys Dashi luante rolin e organizatorit të transportit të sasive të tjera. Gazmend Disha ishte përgjegjës për pranimin dhe shpërndarjen e 100 kilogramëve kokainë, ndërsa Renato Hasani merrej me transportimin e saj nga Holanda në Belgjikë dhe gjetjen e tregut të shitjes. Xhino Roka merrej me transferimin e parave nga vendet e BE-së në Amerikën e Jugut, ndërsa Hajdar Lala ishte përgjegjës për nxjerrjen e lëndës nga kontenierët dhe dorëzimin tek Gazmend Disha dhe Renato Hasani.

Sipas komunikimeve të zbardhura nga SPAK, ngarkesa e drogës ishte nisur nga Ekuadori më 14 dhjetor 2020 dhe ishte mbështjellë me banane për t’u fshehur. Kjo ngarkesë kaloi nëpër portet e Anversës dhe Roterdamit, dhe u dyshua se mbërriti në Holandë më 3 janar 2021.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...