Arratisja e 40-veçarit shqiptar nga një burg i Italisë tërhoqi vëmendjen e mediave vendase, të cilat e krahasuan atë si të denjë për skenarin e një filmi amerikan.
Mediat italiane bëjnë me dije se 40-vjeçari shqiptar i arratisur nga burgu i Teramos në Abruzo është Roland Dedja.
Dedja është ndihmuar nga një dron i jashtëm për tu arratisur, ndërsa dyshohet se fshihet në qytetin e Abruzos.
Por kjo nuk është hera e parë e Dedjas që arratiset nga burgu, pasi është arratisur edhe më parë nga një burg i sigurisë së lartë në Pisa të Italisë, sëbashku me një shqiptar tjetër.
Dedja akuzohet për vrasjen e shqiptarit Shpëtim Cupa në Brescia, Itali, ndërsa mësohet se ka jetuar më parë në Spanjë, Francë.