6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

“Skifteri nga Gjormi” i tmerron sërish VIP-at britanikë: Lirohet pas 6 vitesh mjeshtri shqiptar që vodhi 10 milionë paund në Londër

Një nga hajdutët më të famshëm shqiptarë në historinë e Britanisë së Madhe, Astrit Kapaj, i njohur si “Skifteri i Wimbledon-it”, është liruar nga burgu pas vetëm 6 vitesh, duke rikthyer frikën mes VIP-ave britanikë që dikur ishin viktimat e tij.

Kapaj, 47 vjeç, u dënua me 14 vite burg në vitin 2019 për një seri grabitjesh spektakolare që tronditën zonën elitare të Wimbledon-it, pranë klubit prestigjioz të tenisit “All England Lawn Tennis Club”. Por sipas Daily Mail, ai ka vuajtur vetëm 40% të dënimit dhe është rikthyer në banesën e tij sociale në Timperley, Manchester, ku jeton me bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Grabitësi që terrorizoi të pasurit

Gjatë më shumë se një dekade, Kapaj u bë tmerri i pronarëve të shtëpive luksoze, duke kryer më shumë se 200 grabitje me një vlerë totale të vjedhur prej 10 milionë paundësh. Ai pranoi 25 akuza për vjedhje në Londrën jugperëndimore dhe një tjetër në Surrey, për krime të kryera nga 2008 deri në 2019, kur më në fund u kap në flagrancë nga agjentët që e kishin ndjekur me muaj të tërë.

Mes viktimave të tij ishin emra të mëdhenj të sportit dhe showbiz-it, përfshirë yllin e tenisit Boris Becker dhe ish-sulmuesin e Chelsea-t, Nicolas Anelka, i cili madje thuhet se e ka ndjekur Kapajn në kopshtin e shtëpisë së tij pas një tentative grabitjeje.

Luksi, bixhozi dhe një gabim fatal i policisë

E gjithë pasuria e vjedhur, rreth 10 milionë paund, nuk ekziston më. Hetimet zbuluan se Kapaj i kishte shpenzuar shumicën e parave në bixhoz dhe pushime luksoze në Tajlandë dhe Shqipëri. Në vitin 2021, një gjykatë e detyroi të paguante vetëm 1 paund si kompensim simbolik, pasi autoritetet pranuan se ai nuk kishte më asnjë pasuri të disponueshme.

Një detaj tronditës është fakti se Kapaj mund të ishte ndalur vite më parë. Në vitin 2001, ai u arrestua me sende të vjedhura në zotërim, por në komisariat simulojë një kolaps shëndetësor. U dërgua në spital dhe u la i lirë pa u marrë asnjë mostër ADN-je. Ky gabim i rëndë i policisë britanike i lejoi të vazhdonte grabitjet për gati dy dekada.

Frika rikthehet në Wimbledon

Lajmi për lirimin e tij ka shkaktuar zemërim dhe panik te ish-viktimat. Rebecca McIntosh, e cila humbi bizhuteri dhe dhurata familjare të paçmueshme, u shpreh për mediat britanike:

“Është e pabesueshme që një njeri që na shkaktoi kaq shumë dhimbje, tani po kthehet në jetën e tij të zakonshme.”

Edhe deputeti britanik Robert Jenrick, sekretar në hije për Drejtësinë, e quajti lirimin e Kapajt një “fyerje për viktimat dhe për sistemin e drejtësisë britanike”, duke bërë thirrje që ai të deportohet menjëherë.

Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë theksoi se Kapaj është nën kushte të rrepta mbikëqyrjeje dhe do të rikthehet në burg nëse shkel ndonjë nga rregullat.

“Skifteri” që jeton thjeshtë

Pavarësisht milionave të vjedhura dikur, fqinjët në Manchester tregojnë se Kapaj vazhdon të punojë në një dyqan peshku, të cilin e menaxhonte edhe gjatë viteve kur udhëtonte mbi 700 kilometra vajtje-ardhje për të kryer grabitjet në Wimbledon.

Ai mbërriti në Britani në vitin 1996, duke pretenduar se ishte refugjat nga Kosova. Vetëm pas arrestimit, u zbulua se në fakt kishte lindur në fshatin Gjorm të Vlorës dhe kishte përdorur një identitet të rremë për të përfituar leje qëndrimi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...