13.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Skualifikimet në PD/ Besnik Mustafaj shpjegon listën ll: Nuk garojnë për deputet, por do jenë tek emërimet politike kur opozita të vijë në pushtet

Anëtari i Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave në PD, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për skualifikime surprizë në qarkun e Korçës ditën e djeshme nga anëtarësia.

Mustafaj theksoi se në këtë proces nuk ka term skualifikim, por ata që janë hequr nga anëtarësia s’mund të garojnë për deputet.

Por Mustafaj ka shpjeguar listën ll në PD, sipas të cilit do të jenë ata që opozita kur të marrë qeverinë do të përzgjedhë për emërimet politike që do të kryejë në postet shtetërore.

Sipas Mustafajt, ata që kanë arritur deri në fazën e votimit nga anëtarësia do të jenë ndër më të preferuarit nesër për emërimet politike

”Lista nuk ka rënë, në disa qarqe ka pasur minimumi dyfishi i kandidatëve për kandidatë. Ne kemi dërguar ty x herë 2, nuk ka rënë lista. Realisht janë dërguar nëpër degë këto lista. Qëllimi ka qenë që anëtarësia i sheh, pavarësisht se këta janë të gjithë të propozuar nga anëtarësia, s’janë produkt i komisionit ku jam unë. Janë këta propozime të anëtarësisë dhe i kemi çuar.Ne i kemi dërguar për rivotim, dhe i kërkon anëtarësisë për miratim.Unë nuk kam ndonjë gjë për informacionet, u bënë 10 vjet që s’jetoj në dinamikën e degëve të PD. Hamendja ime është se kjo degë do rifreskim të përfaqësimit, qoftë për parlamentin qoftë për zgjedhjet e ardhshme për kryebashkiakë. Vullneti duhet parë si pozitiv, pra ripërtëritja.

PYETJA: Çfarë ndodh me ata që janë skualifikuar?

Në listën e përfaqësimit politik jo. S’besoj që Kryesia të dalë kundër vullnetit të demokratëve.Janë njerëz me kontribute demokratike, do të jenë në listën 2. Përderisa kanë shkuar në atë fazë, dhe do jenë shumë të preferuar në emërimet politike kur opozita të vijë në pushtet.Përjashtohet termi skualifikim. Lista e dytë është automatike.”- tha Mustafaj.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...