8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Sot 101 vjet nga lidhja e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – SHBA

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë këtë të premte, 28 korrik 2023, 101–vjetorin e marrëdhënieve diplomatike.

Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë u rivendosën më 15 mars 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh. Fillimisht marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve ishin vendosur më 28 korrik 1922.

Pas vendimit të 9 nëntorit 1921 të Konferencës së Ambasadorëve, i cili rinjohu statusin juridik të shtetit shqiptar, si shtet i pavarur e sovran, dhe kufijtë politikë të tij të përcaktuar në Konferencën e Ambasadorëve 1913, u hap drita jeshile për njohjen e qeverisë së re shqiptare.

Pas njohjeve të para nga disa prej Fuqive të Mëdha, qeveria shqiptare nxitoi të kërkonte edhe njohjen e qeverisë amerikane. Me 17 nëntor 1921, Komisionieri (përfaqësuesi jo-zyrtar) i qeverisë shqiptare në Uashington, Konstantin Çekrezi, dorëzoi kërkesën për njohje në Departamentin e Shtetit.

Kërkesa u përsërit nga qeveria shqiptare në 7 qershor 1922. Qeveria e SHBA kishte dërguar në Shqipëri përfaqësuesin e saj jo-zyrtar Maxwell Black, me një mision hetimi paraprak për situatën politike në Shqipëri pas mbërritjes së kërkesës së qeverisë shqiptare për njohje. Black kreu disa takime me përfaqësues të qeverisë shqiptare si dhe ndoqi zhvillimet politike në vend .

Me 28 korrik 1922, ai i dorëzoi Xhafer Ypit në cilësinë e Kryeministrit të vendit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme notën e njohjes së qeverisë shqiptare nga SHBA.

Deri në vendosjen e marrëdhënieve të rregullta diplomatike Black do të qëndronte në Shqipëri si Komisionier i SHBA në rangun e Ministrit të Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë të SHBA.

Në fillim të dhjetorit 1922 mbërriti në Tiranë përfaqësuesi i parë diplomatik i qeverisë amerikane U.Grant-Smith, në cilësinë e Ministrit të parë Fuqiplotë dhe të Jashtëzakonshëm të SHBA në Shqipëri. Me 4 dhjetor ai paraqiti letrat kredenciale.

Deri në prill 1922 qeveria shqiptare u përfaqësua nga Komisionieri Çekrezi në Uashington.

Me 25 gusht 1922 qeveria shqiptare vendosi të hapte Legatë shqiptare në Uashington dhe caktoi si Ministër Fuqiplotë dhe të Jashtëzakonshëm të Shqipërisë në SHBA Mit’hat Frasherin. Për arsye financiare të shtetit shqiptar Frasheri nuk u nis në Uashington dhe qeveria shqiptare u përfaqësua nga konsujt e saj në New York, Koço Tashko e më pas Abdi Sula. .

Në korrik 1926 emërohet Ministri i pare Fuqiplotë dhe i Jashtëzakonshëm shqiptar në Uashington, Faik Konica, i cili hapi Legaten shqiptare në SHBA dhe kreu këtë detyrë deri pak muaj pas pushtimit te Shqiperise.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...