5.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Sot festa e Kurban Bajramit, politikanët shqiptar postojnë urimet e tyre

Për të gjithë besimtarët myslimanë, e sotmja është një ditë e rëndësishme pasi festojnë Kurban Bajramin, një prej dy festave më të rëndësishme në kalendarin islam. Urime për këtë festë i janë bashkuar dhe politikanët shqiptarë, përmes urimeve që kanë postuar në rrjetet e tyre sociale.

Presidenti Meta dhe kreu i PD Sali Berisha i kanë uruar që mbrëmë besimtarët, ndërkohë që kryeministri Edi Rama, dhe ish-kryedemokrati Lulzim Basha i kanë ndarë sot urimet me besimtarët në rrjetet sociale.

““Tek Zoti nuk arrin as mishi dhe as gjaku i kurbanëve Tuaj, por tek Ai arrin devotshmëria dhe përkushtimi Juaj”. – Kuran.

Gëzuar Kurban Bajramin për të gjithë besimtarët myslimanë dhe mbarë popullin shqiptar!

Me urimin e përzemërt për sa më shumë paqe, begati, solidaritet dhe mirësi në familjet Tuaja, të mos harrojmë mesazhin e kësaj feste të shenjtë se sakrifica, durimi dhe dhembshuria njerëzore, sinqeriteti dhe devotshmëria janë ndër veprat më të pëlqyeshme të Zotit.

Adhurim dhe lutje të pranuara!”, shkruante presidenti Meta në rrjetet sociale, ndërkohë që më i shkurtër në urimin e tij ishte Berisha.
Rama ka zgjedhur të urojë përmes pamjeve nga xhamia e Ballies në Elbasan, e cila është rikonstruktuar së fundi:

Ndërkohë mesazhi i Bashës si më poshtë vijon:”

Mesazhi i Kurban Bajramit dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti.

Të dashur vëllezër dhe motra besimtarë myslimanë, nga zemra ju uroj, Gëzuar Festën e Sakrificës, këtë kremtim të shenjtë të fuqisë së besimit tek Krijuesi.

Sjelltë kjo festë sa më shumë gëzim, hare, shëndet e harmoni, për gjithsecilin prej jush dhe familjet tuaja!
Zoti qoftë pranë shqiptarëve, u lehtësoftë ditët e vështira e u ndriçoftë të ardhmen!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT