10.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Sot gjyqi për vulën e PD, opozita proteston para Kryeministrisë

Opozita do të zhvillojë sot protestën e radhës kombëtare. Tubimi është njoftuar të mbahet në orën 12:00. Ndërkohë po ditën e sotme Apeli pritet të japë vendimin sa i takon vulës së PD. Kreu i PD Sali Berisha ka mohuar që kjo protestë të ketë lidhje me vendimin e gjykatës por me kreministrin Edi Rama.

Sakaq protesta vjen një ditë pas zhvillimit të mocionit me debat në Kuvend në lidhje me cështjen Rama-McGonigal.

Kryeministri në një fjalim rreth 45 minuta mohoi akuza ndërsa për kreun e PD Rama është një “kufomë politike”.

Mësohet se një pjesë e demokratëve dhe mbështetësve të kryedemokratit Sali Berisha do të mblidhen fillimisht në selinë blu, ndërsa pjesa tjetër e protestuesve do të jenë të shpërndarë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Me daljen e Berishës dhe të kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta nga zyrat përkatëse, do të gjithë do të marshojnë drejt Kryeministrisë, aty ku pritet të jetë dhe kulmi i protestës.

Teksa është thirrur protesta e opozitës, Policia e Shtetit ka bërë të ditur se nga ora 10:00 do të bllokohen disa rrugë deri në përfundim të tubimit.

Rrugët ku do të bllokohet qarkullimi: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...