8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

‘Sot kemi përjashtuar 70 diplomatë rusë’, Bullgaria përjashton diplomatët rus të dyshuar si të përfshirë në spiunazh

Bullgaria ka përzënë nga vendi 70 diplomatë rusë për shkak të shqetësimeve për përfshirjen e tyre në spiunazh. Gjithashtu Sofja tha se do të vendosë një kufizim mbi numrin e stafit diplomatik rus në vend.

“Sot kemi përjashtuar 70 diplomatë rusë. Shërbimet tona të sigurisë i kanë identifikuar si njerëz të lidhur me shërbimet sekrete dhe po punonin kundër interesave të atdheut tonë. Dua të përgëzoj shërbimet bullgare dhe Ministrinë e Jashtme për punën e tyre”, tha të martën Kryeministri Kiril Petkov.

“Dhe dua t’i them çdo shteti të huaj, jo vetëm Rusisë, se kushdo që punon kundër interesave të Bullgarisë do të dërgohet andej nga ka ardhur”.
Ky është numri më i lartë i diplomatëve rusë të përzënë nga Bullgaria në vitet e fundit, që përgjysmon praninë e stafit rus në vend.

Ministria e Jashtme bullgare tha se vendimi u mor për shkak të shkeljes nga ana e diplomatëve të konventës së Vjenës mbi marrëdhëniet diplomatike, çka është edhe termi zyrtar për spiunazhin në një vend të huaj.

Sipas vendimit të fundit, vetëm 48 rusë mund të qëndrojnë në ambasadën e tyre në Sofje. Pjesa tjetër duhet të largohen nga vendi brenda të dielës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...