18.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Sot mbahet Konventa e Partisë së Lirisë për zgjedhjen e formueve drejtuese

Partisë së Lirisë do të mbajë sot Konventën Kombëtare, në të cilën do zgjidhen forumet e reja drejtuese të partisë. Konventa Kombëtare në zbatim të vendimeve të Komitetit Organizator do të miratojë disa ndryshime statutore, programin politik të partisë si dhe zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar.

Kryetari i partisë, Ilir Meta, një ditë më parë shpërndau një video të shkurtër në rrjetin social Tik Tok me të rinjtë e PL-së. Ai tha se në Konventë do të diskutohen tema të rëndësishme, ndërsa paralajmëroi se do merren vendime të rëndësishme për vendin dhe rininë shqiptare.

“Nesër (sot) do të takohemi në Konventën Kombëtare Zgjedhore të Partisë së Lirisë, në mënyrë që të diskutojmë e të marrim vendime të rëndësishme për Shqipërinë që u përket të rinjve”, tha Meta.

Konventa do t’i hapë punimet në orën 11:00 dhe kjo e shtunë duket se do jetë një ditë e gjatë për Partinë e Lirisë. Mbajtja e Konventës vjen disa ditë pasi PL-ja nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Demokratike, në funksion të zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023.

Sipas marrëveshjes, të dyja partitë do të nxjerrin kandidatë të përbashkët, ndërsa janë shprehur se ky formacion politik do jetë fitues në zgjedhje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kurti fton opozitën për takim pas vendimit të Kushtetueses mbi zgjedhjen e presidentit

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi dje se do t’i ftojë liderët e partive opozitare për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të ri...

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i fshehur pas sulmeve ndaj...

0
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të premten se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “i plagosur dhe me shumë...

SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi udhëheqësit kryesorë iranianë

0
Qeveria e SHBA-së ka njoftuar një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion që mund të çojë në identifikimin ose arrestimin e udhëheqësve...

Zelensky: “Lehtësimi i sanksioneve ndaj naftës ruse i jep Moskës 10 miliardë dollarë për...

0
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, presidenti i Ukraina, Volodymyr Zelensky, kritikoi administratën e...

Trump: “Çdo objektiv ushtarak në ishullin Kharg u shkatërrua”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “çdo objektiv ushtarak” në ishullin Kharg u shënjestrua dhe u shkatërrua. Ky ishull është thelbësor...