10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Sot nis sesioni i ri parlamentar,ja çfarë pritet të diskutohet për 6 muajt ardhshëm

Sot në orën 16:00 deputetët i rikthehen diskutimeve në Kuvend, pas pushimeve të fundvitit. Në këtë seancë kryeparlamentarja Lindita Nikolla pritet të njoftojë zyrtarisht ndryshimet në grupin parlamentar të PD, përjashtimin e 4 deputetëve, Belind Këlliçi, Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi e Agron Shehajn. Këto përjashtime sollën përplasje në distancë mes demokratëve, ndërsa paralel me të nisi mbledhja e firmave për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt.

Në sesionin e ri parlamentar, ligjvënësit kanë disa sfida të rëndësishme. Ligji për bashkëpunëtorët e ish sigurimit, do të jetë prioritet për socialistët, ku personat të cilët provohen nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit se kanë qenë bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit nuk do të mund të zgjidhen më në asnjë post të rëndësishëm e aq më pak të kandidojnë për deputet apo kryetarë bashkie Kjo pikë i ka kaluar komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.

Një pikë shumë e rëndësishme është zgjedhja e emrit të ri të Avokatit të Popullit, pasi në mazhoranca dhe opozita nuk gjetën dakortësi gjatë vitit të kaluar. Procedura do të rinisi edhe njëherë nga e para, ndërsa dy ditë më parë kreu I grupit socialist Taulant Balla u shpreh se afati i opozitës kaloi, tanimë mazhoranca do të dëgjoj të gjitha grupet e interesuara për t’i dhënë vendit një figurë dinjitoze. Pavarësisht kësaj deklarate të gjitha palët duhet gjejnë gjuhën e përbashkët, pasi për miratimin në parlament kërkohen 84 vota pro.

Dy nisma të tjera të rëndësishme që do të jenë prioritet për qeverinë janë edhe amnistia fiskale dhe pasaportat e arta. Pavarësisht se të dyja propozimet janë kundërshtuar nga ndërkombëtarët, Socialistët shprehen të vendosur për t’I shkuar deri në fund zotimit të tyre. Në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 Majit, në këtë sesion të ri parlamentar pritet të mos mungojnë as debatet mes forcave politike.

Kuvendi i zhvillon punimet vjetore kalendarike në dy sesione. Sesioni i parë i punimeve të Kuvendit fillon të hënën e tretë të janarit, ndërsa sesioni i dytë të hënën e parë të shtatorit. Data e mbarimit të sesionit dhe ora e fillimit të sesionit të ri të punimeve të Kuvendit njoftohen nga Kryetari i Kuvendit. Fillimi i çdo sesioni të ri parlamentar bëhet me seancë plenare të Kuvendit, e cila do të zhvillohet ditën e hënë ora 16:00.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...