10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Sot përkujtohet 8 dhjetori, Dita e Rinisë, 35 vjet nga protestat studentore

Sot shënohen 35 vjet nga protestat studentore të 8 dhjetorit 1990, dita që u kthye në pikënisjen e ndryshimit më të madh politik në historinë e Shqipërisë dhe që prej vitit 2009 njihet zyrtarisht si festë kombëtare. Dita e Rinisë përkujton guximin e studentëve dhe pedagogëve të Universitetit të Tiranës, të cilët ndërmorën lëvizjen paqësore që i dha fund diktaturës dhe hapi rrugën drejt demokracisë pluraliste.

Më 8 Dhjetor 1990, një grup të rinjsh u nisën nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës, me kërkesa të qarta për pluralizëm politik dhe orientim europian. Thirrja e tyre simbolike, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, u shndërrua në moto të një lëvizjeje që brenda pak orësh mblodhi rreth 1000 protestues dhe u pasua nga gjithë qytetarët që kërkonin ndryshim.

Protestat vazhduan edhe pas kësaj date, duke kulmuar më 11 Dhjetor, kur gjatë takimit me Ramiz Alinë u pranua zyrtarisht pluralizmi politik – momenti që i hapi rrugë themelimit të Partisë Demokratike dhe fillimit të epokës së re politike në vend. Lëvizja studentore vijoi edhe në muajt pasues dhe arriti një tjetër pikë kyçe më 20 Shkurt 1991, kur u rrëzuan simbolet e diktaturës në Sheshin “Skënderbej”.

Sot, 8 Dhjetori mbetet një ditë reflektimi për sakrificën dhe vendosmërinë e rinisë shqiptare, e cila me mjete paqësore arriti të ndryshojë drejtimin e historisë dhe të hapë kapitullin e demokracisë moderne në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...