10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

“Sot qytetarët e Krujës nuk kanë ujë”/ Berisha: “Investimi për ujësjellësin do përfundojë i grabitur”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për projektligjin që por shqyrtohet sot në parlament “Për ratifikimin e kontratës financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për programin “UKT Shpërndarja e Ujit”.

Berisha tha se dhe ky investim do përfundojë si të tjerët, i grabitur. Ai theksoi se uji, rrugët, punët publike mbeten, ripërsëriten, ritenderohen sepse fondet vidhen dhe nuk investohen, sepse ndërtohet me çmime në punët publike të paktën 8 herë më të larta se sa ato të standardit europian.

“Diskutohet këtu për një vepër ujësjellësi, por natyrisht asnjë deputet nuk mund të përqendrohet vetëm te një marrëveshje për faktin e vetëm se kanë bindje të plotë se dhe ky investim do të përfundojë si investimet e tjera. Do të përfundojë i grabitur nga organizata kriminale që është në pushtet. Kujt i duket çudi do t’i rikujtoj një skenë gjatë fushatës zgjedhore. Edi Rama bashkë me zonjën Ekonomi u ngjitën në lartësitë e maleve të Krujës, inauguruan ujësjellësin, duartrokitën, madje pinë dhe me të njëjtën gotë ujin e burimit sikur të ishte kurativ, por sot Kruja nuk ka ujë.

Sot qytetarët e Krujës nuk kanë ujë dhe nuk kanë ujë prej disa vitesh. Nuk kanë ujë as pas ndërtimit të ujësjellësit.Shqipëria është një vend i bekuar në këtë aspekt sepse me burimet e saj, ajo me një studim të bazuar, mund të çojë ujë në rubinet me rrjedhje të lirë në të 4 anët e vendit. Vetë relievi i saj bën të mundur që ultësira me potencialin e Vaut të Dejës dhe malit të Tomorit të ketë ujë 24 orë, por edhe të cilësisë shumë të mirë. Mirëpo uji, rrugët, punët publike mbeten, ripërsëriten, ritenderohen sepse fondet vidhen dhe nuk investohen. Sepse ndërtohet me çmime në punët publike të paktën 8 herë më të larta se sa ato të standardit europian. Në qoftë se një shkollë në standardin europian ndërtohet me 500 mijë euro, në standardin shqiptar ndërtohet me 3 mln euro.

N.q.s në standardin europian 1 km rrugë ndërtohet me 2.1 mln euro në standardin shqiptar ndërtohet me 22 mln euro. për të mos thënë për zhdukje të investimeve publike dhe kur janë mbi 100 mln dollarë.
Uroj që ky investim të mos mbetet i vdekur dhe të tjerët të mbushin xhepat me fondet e tij”, deklaroi Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...