14.5 C
Tiranë
Monday, March 9, 2026
spot_img

SPAK: Grupi kriminal i Inez Hajrullës përdornin sistemin “Hawala” për transferimin e parave

Grupi kriminal i Inez Hajrullës, me bazë në Vlorë, i goditur pak ditë më parë nga SPAK, dyshohet se përdorte sistemin financiar informal “Hawala” për të transferuar paratë e përfituara nga aktivitetet kriminale.

Hetimet bazohen në të dhënat e siguruara nga komunikimet në aplikacionin e koduar Sky ECC, ku u zbardhën edhe dy vrasje të ndodhura më parë. Hetuesit e konsiderojnë Hawala-n një metodë të sofistikuar për transferimin e parave, që përfshinte pagesa për aktivitet kriminal dhe financimin e blerjes së lëndëve narkotike në Amerikën Latine, me shumat që mund të depozitoheshin në një shtet dhe të tërhiqeshin në një tjetër, përfshirë edhe Shqipërinë.

SPAK po heton edhe pasuritë e 8 personave ndaj të cilëve është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg”, prej të cilëve tre masa janë ekzekutuar deri tani. Hetimet kanë mundësuar zbardhjen e vrasjeve të Gentian Qarri dhe Bledar Birçaj, ndodhura në vitin 2021 në Vlorë.

Përveç këtyre, anëtarët e grupit dyshohen për përfshirje në katër tentativa për trafik ndërkombëtar droge, që përfshijnë mbi një ton kokainë dhe rreth 700 kilogramë kanabis.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Oscars 2026: Garë e fortë, homazhe për legjendat dhe surpriza të paparashikueshme në Dolby...

0
Hollywood – Pak ditë na ndajnë nga ceremonia e 98-të e Çmimeve Oscar, që do të zhvillohet më 15 mars në Teatrin Dolby. Festa...

Gruaja dhe trashëgimia e artit bashkëkohor: Nga përvoja personale te fuqia vizuale

0
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, vëmendja bie mbi artiste që kanë kthyer përvojat personale në gjuhë të fuqishme vizuale. Ikona historike: • Frida Kahlo – autoportrete intime...

Anita Haradinaj flet për marrëdhënien me Ramush Haradinajn: “Forca tregohet atje ku duhet”

0
Gjatë një interviste në Grida Duma Podcast, Anita Haradinaj ka ndarë detaje nga jeta e saj personale me bashkëshortin, ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Ervin Salianji kritikon Sali Berishën: “Fajin nuk e ka vetëm Rama”

0
Ish-deputeti Ervin Salianji ka vijuar takimet me demokratët, duke ndaluar sot në Vlorë, ku gjatë fjalës së tij kritikoi ashpër ish-kryetarin e PD, Sali...

Familja e Astrit Kalasë kërkon shpalljen e gjyqtarit “dëshmor të atdheut”

0
Familja e gjyqtarit Astrit Kalaja, i vrarë në sallën e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë që të hapen...