9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

SPAK i komunikon zyrtarisht akuzat Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës – Polici i burgjeve nën hetim për ndihmë ndaj kryebashkiakut

Zhvillimet në hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kanë hyrë në një fazë të re, pasi SPAK ka komunikuar zyrtarisht akuzat ndaj tij, bashkëshortes Ajola Xoxa, dhe disa personave të tjerë të përfshirë në dosjen “Veliaj”.

Sipas burimeve zyrtare, punonjësi i burgjeve Fation Baci dyshohet se ka ndihmuar Veliaj gjatë kohës së shoqërimit duke i dhënë atij një telefon, me të cilin ky i fundit ka komunikuar jashtë çdo protokolli të lejuar. Në dosjen hetimore thuhet se Veliaj i ka thënë personit në anën tjetër të telefonit se duhej të lirohej dhe të kandidonte për deputet, duke përmendur si shembull edhe Agron Malajn, i cili sipas Veliajt “po kandidon për t’i shpëtuar SPAK-ut”.

Fation Baci është njoftuar zyrtarisht për akuzat, ndërsa dëshmia e tij është tashmë pjesë e dosjes. Ndërkohë, Agjentët e BKH-së kanë shkuar në paraburgimin e Durrësit për t’i komunikuar zyrtarisht akuzat Veliajt, ndërkohë që po vijojnë hetimet intensive në kuadër të çështjes.

Ajola Xoxa, bashkëshortja e Veliajt, është paraqitur personalisht sot në ambientet e SPAK, ku është njohur me akuzat ndaj saj. Ndërkaq, organi i akuzës ka bërë me dije se hetimet për Veliajn do të përfundojnë më 29 shtator, çka do të hapë më pas rrugën për dërgimin e çështjes në gjyq.

Një emër i ri që është bërë pjesë e kësaj dosjeje është edhe biznesmeni Mirton Lika, i cili akuzohet për “fshehje të të ardhurave”. Deri më tani, emri i tij nuk ishte përmendur publikisht, por hetimet kanë nxjerrë në pah lidhjet e tij të dyshuara me skemat financiare të hetuara nga SPAK.

Biznesmeni Gentian Sula është gjithashtu paraqitur paraditen e sotme në SPAK, për t’u njohur me akuzat ndaj tij në të njëjtën dosje.

Dosja “Veliaj” po zgjerohet në mënyrë të ndjeshme dhe pritet të jetë një nga rastet më të rëndësishme të trajtuara nga SPAK, me implikime në nivelet më të larta të pushtetit vendor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lufta për PS-në e Vlorës: “Kaso apo kandidat tjetër? Përplasja e madhe politike po...

0
Zgjedhjet për drejtimin e Partisë Socialiste në Vlorë po shndërrohen në një betejë të fortë mes fraksioneve të brendshme. Kryetari aktual, Klevis Kaso, mbështetet...

Delina Ibrahimaj: “Shqetësimi kryesor janë çmimet e karburanteve”

0
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë bashkëbisedimit me furnizuesit e naftës, theksoi se ekzistojnë rezerva ligjore të detyrueshme dhe kanale të sigurta...

“E vështirë kur ishte ai këtu, imagjino pa Gimbon fare” – Selin shpërthen në...

0
Mbrëmjen e djeshme, DJ Gimbo u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”, duke lënë pas emocione të forta për banorët, veçanërisht për...

Aksident tragjik në Korçë–Maliq, humb jetën punonjësi i policisë së burgjeve Krenar Çekiçi

0
Një aksident rrugor i rëndë ndodhi në aksin Korçë–Maliq, pranë fshatit Lumalas, ku u përplasën dy mjete. Sipas raportimeve, disa persona mbetën të lënduar,...

Athinë/Fëmija 3-vjeçar shpëton pasi gëlltiti një brisk rroje

0
Një ngjarje e pazakontë tronditi Athinën, kur një fëmijë 3-vjeçar u dërgua me urgjencë në spital pediatrik pas gëlltitjes së një brisku rroje. Menjëherë...