5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

SPAK intensifikon hetimet për pasuritë e Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kanë nisur një operacion të gjerë për të identifikuar dhe sekuestruar prona të tjera të dyshuara të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Ky zhvillim vjen pas zbulimit të një apartamenti të fshehtë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, që dyshohet se përdorej nga zonja Xoxa. Gjatë kontrollit të këtij apartamenti, hetuesit sekuestruan dokumente të shumta, prova të ndryshme, një shumë të konsiderueshme eurosh dhe hapën dy kasaforta.

Sipas burimeve nga hetimi, apartamenti u identifikua falë analizës së telefonit të Ajola Xoxës, ku në komunikimet e saj u zbulua ekzistenca e disa apartamenteve të tjera të dyshuara në pronësi të çiftit Veliaj-Xoxa në Tiranë. Për këtë arsye, BKH dhe SPAK kanë nisur një “gjueti” për të zbuluar dhe sekuestruar këto prona të tjera të mundshme.

Hetimi nisi nga një letër anonime

Hetimi ndaj Erion Veliajt, vëllait të tij Arbër Veliaj dhe bashkëshortes Ajola Xoxa ka nisur në mars 2024, pas një letre anonime të dërguar nga një person i identifikuar si Anesti Angoni. Kjo letër përmbante detaje të hollësishme mbi lëvizjet bankare dhe pasuritë e familjes Veliaj, duke çuar në nisjen e një hetimi të gjerë financiar.

Në maj 2024, SPAK kërkoi informacion nga të gjitha bankat e nivelit të dytë në Shqipëri lidhur me transaksionet financiare, veprimet bankare dhe kreditë e lidhura me Erion Veliajn, Ajola Xoxën, vëllain e tij Arbër Veliaj dhe nënën Shqiponjë Veliaj.

Në dhjetor 2024, Ajola Xoxa dha shpjegime për rreth tre orë në ambientet e SPAK, ndërsa kryebashkiaku Veliaj u pa duke dalë nga Bashkia e Tiranës me kapuç, duke shmangur mediat.

SPAK vijon hetimet për prona të tjera të fshehura

Aktualisht, hetuesit po vazhdojnë përpjekjet për të identifikuar dhe kontrolluar banesa të tjera të mundshme të çiftit Veliaj-Xoxa në Tiranë. Burimet nga hetimi tregojnë se ka indicie të forta se mund të ekzistojnë prona të tjera që janë përdorur nga kryebashkiaku i Tiranës dhe bashkëshortja e tij, për të cilat SPAK është duke kryer verifikime intensive.

Ky hetim vjen në kuadër të përpjekjeve të SPAK për të luftuar korrupsionin dhe pastrimin e parave në nivelet e larta të qeverisjes lokale dhe qendrore. Pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime të mëtejshme mbi këtë çështje të bujshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...