11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, dërgon kërkesën në Kuvend

Prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Sipas Klan News, kërkesa e SPAK ka mbërritur në Kuvend. Gazetarja Glidona Daci raporton se SPAK kërkon po ashtu autorizim nga Kuvendi për kontroll në banesat dhe zyrën e Ahmetajt.

Në kërkesën që SPAK ka depozituar në Kuvend, gazetarja thotë se Ahmetaj akuzohet për 3 vepra penale; korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë e fshehje pasurie. Në njoftim, SPAK e akuzon Ahmetajn për korrupsion në 6 raste.

Kërkesa që SPAK i ka dërguar Kuvendit
“Përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal/të banesës së deputetit… Duke qenë se hetimet vazhdojnë në drejtim edhe të fakteve, të tjera penale apo personave të tjerë të implikuar në ndodhjen e tyre, me qëllim respektimin e kuadrit ligjor, procedurial penal mbi ruajtjen e sekretit hetimor, kërkojmë që çdo procedurë që do të zhvillohet, në lidhje me këtë kërkesë, nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, të zhvillohet në seancë me dyer të mbyllura”, thuhet mes të tjerash në kërkesën e SPAK.

Tashmë lëvizja e radhës i takon Kuvendit. Gazetarja Klesiana Omeri, raporton se vendimin e merr Këshilli i Mandateve, por ende nuk ka një njoftim se kur do të mblidhet.

Tashmë pritet lëvizja e radhës nga Kuvendi i Shqipërisë, për t’u mbledhur Këshilli i Mandateve në mënyrë që ta heqë mandatin e deputetit, por edhe për lehtësirat e tjera që përfiton nga ky funksion. Ende nuk ka një konfirmim se kur mund të mblidhet Këshilli i Mandateve”, raportoi gazetarja Omeri.

Fillimisht, Prokuroria hetoi rolin e Ahmetajt në inceneratorin e Elbasanit, për akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërkohë, në muajin shkurt regjistroi një tjetër procedim pas një kallëzimi për 3 akuzat e tjera.

Megjithatë akuza e shpërdorimit të detyrës, siç raporton Daci, ka rënë.

Më herët, njerëzve të afërt të ish-ministrit iu sekuestruan 2 vila, me dyshimet se posedohen në mënyre indirekte prej tij. Gjithashtu, me kërkesë të SPAK në mars u ushtrua kontroll në banesën ku ai jeton.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...