10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

SPAK mbyll hetimet për Vangjush Dako: Dosja kalon ne gjykate

Prokuroria e Përgjithshme e Specializuar kishte nisur hetimet për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, dhe disa të pandehur të tjerë. Sot, SPAK ka mbyllur hetimet dhe dosja është dërguar pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda me kërkesën për kalimin e saj për gjykim.

Vangjush Dako akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste. Një nga akuzat lidhet me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshtim me ligjin, ndërsa çështja tjetër lidhet me tenderin për projektin e zhvillimit të vijës bregdetare, ku vlera e tij u rrit 10-fish.

Në total, 11 persona janë të pandehur në këtë dosje, ndërsa për njërin prej tyre, Meri Semini, është kërkuar pushimi i çështjes nga prokuroria.

Vangjush Dako u arrestua më 6 qershor me dyshime për shpërdorim detyre. Bashkë me të, u lëshuan 10 urdhër arreste, 7 prej tyre me dërgim në burg dhe 3 në arrest shtëpie. Gjykata ka vendosur ndryshime në masat e sigurisë për disa prej të pandehurve, duke iu bërë zbutje nga burgu në arrest shtëpie. Hetimet dhe gjykimet do të tregojnë rrjedhën dhe rezultatin e kësaj ngjarjeje ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...