Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, nën akuzën për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike.
Isai u paraqit në SPAK mëngjesin e 15 janarit 2025, por refuzoi të japë deklarata për mediat lidhur me arsyen e paraqitjes, duke thënë vetëm: “Kur të dal, nuk e di”.
Kryebashkiaku i Kolonjës ishte marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm edhe më 30 maj 2023, në një hetim që zgjati rreth 3 orë. Hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e çështjes.






