10.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

SPAK ndaloi publikimin e dëshmive të Dumanit dhe Hoxhajt/ Berisha: “Atentat ndaj lirisë së mediave, për të mbrojtur Ramën dhe qeveritarët e tij”

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka quajtur vendimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për ndalimin e publikimit të dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj tashmë të penduar të drejtësisë, si anti kushtetues dhe atentat ndaj lirisë së mediave.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha e ka quajtur vendimin si rikthim të ligjeve të agjitacionit e propagandës në kohën e diktaturës.

Postimi i Sali Berishës

Te dashur miq,
Vendimi i Edi Rames me Skap-in e tij per te denuar me 3 vite burg gazetaret qe publikojne deshmite e Dumanit te qeverise eshte nje akt antikushtetues, censure policeske, dhe atentat ndaj lirise se mediave, i ndermarre per te mbrojtur Edi Ramen dhe qeveritaret e tij qe kane qindra ore telefonata me Dumanet e qeverise.

Ky vendim i pashembullt ne 30 vitet e fundit shenon rikthimin e ligjit e denimit per agjitacion e propagande te diktatures Hoxhiste.

Denoj me forcen me te madhe kete akt tejet te rende censure dhe kerkoj largimin e menjehershem te mercenarve te Edi Rames nga sistemi i drejtesise. Gjithashtu, u bej thirrje gazetareve te mos zbatojne akte antikushtetuese, por te qendrojne te pamposhtur ne mbrojtje te lirise se mediave, dhe te publikojne çdo telefonate te Edi Rames, Taulant Balles, Erion Veliajt, Damian Gjiknurit dhe te çdo deputeti, qeveritari vendor, gjykatesi apo prokurori dhe çdo zyretari tjeter me vrasesit serial, perdhunuesit, grabitesit e bandave te partise.

U bej thirrje institucioneve nderkombetare te mbrojtjes se lirise se mediave te denojne me ashpersine me te madhe kete vendim te rrezikshëm”, ka shkruar kreu i PD.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ekuinoksi i Pranverës sjell energji të re për tre shenja të horoskopit

0
Ekuinoksi i pranverës, që këtë vit ndodh të premten, më 20 mars, shënon ditën e parë të pranverës dhe rikthimin e energjive pozitive. Ky...

Forcat izraelite:” Irani ka sulmuar bazat amerikano-izraelite në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajt”

0
Komandanti i marinës së Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Alireza Tangsiri, ka deklaruar se forcat iraniane kanë goditur dy baza ajrore në Emiratet...

Ndërron jetë Robert S. Mueller III, ish-drejtori legjendar i FBI-së

0
Robert S. Mueller III, ish-drejtori i FBI dhe një nga figurat më të rëndësishme të sigurisë kombëtare në SHBA, ka ndërruar jetë në moshën...

Vëllai vret vëllanë në Klinë pas sherrit, viktima ndërron jetë në spital

0
Klinë – Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në Klinë të Pejës, ku një person ka humbur jetën pasi është qëlluar...

Edi Rama riorganizon PS-në, emëron drejtues të rinj në 12 qarqe për zgjedhjet vendore

0
Tiranë – Kryeministri dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka ndërmarrë një riorganizim të strukturave të partisë në funksion të përgatitjes për...