17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

SPAK refuzon kërkesën e Sali Berishës për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit, ja arsyeja pse

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka refuzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit, nën masën e arrestit shtëpie. SPAK argumenton se për kohëzgjatjen e arrestit në shtëpi, vlejnë rregullat e paraburgimit, dhe në këtë rast, e drejta për të ushtruar profesionin apo mandatin parlamentar duhet të konsiderohet e papajtueshme me zbatimin e masës së sigurimit “arresti në shtëpi”.

Në vendimin e SPAK, theksohet se legjislacioni nuk ka parashikuar mundësinë e dhënies së një leje për të lejuar pjesëmarrjen në seancat e Kuvendit, duke përfshirë edhe ligjin për trajtimin e të paraburgosurve. SPAK citon një vendim të Gjykatës së Lartë dhe konkludon se drejta kushtetuese për të ushtruar funksionin e deputetit nuk mund të jetë e mbizotërueshme ndaj përmbushjes së interesit kushtetues për zbatimin e procedurës penale dhe zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor.

Ky vendim i SPAK shpalli se, në këto kushte, e drejta e Berishës për të ushtruar detyrën parlamentare nuk mund të përjashtohet nga masa e arrestit në shtëpi dhe se ligjislatori nuk ka bërë parashikime specifike në këtë drejtim në Kushtetutë ose ligjin procedural penal.

Kur do të mund të shkonte në Kuvend

Ndër të tjera, SPAK kujton se nëse Berisha do të ishte në masën “detyrim me paraqitje” siç ishte para 30 dhjetorit, por të cilin e refuzoi ta zbatonte atëherë do të mund të ishte në kuvend. “Në rastin e masave të tjera shtrënguese, siç është detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, konstatohet se e drejta për të ushtruar profesionin, është në përputhje me llojin e masës, pasi personi nuk detyrohet të qëndrojë në banesën e tij”, thuhet nga SPAK. Në dokumentin që mban datën 18 janar 2024, SPAK argumenton më tej se legjislatori, nuk ka parashikuar në asnjë nga dispozitat e K.Pr.Penale apo në dispozitat e ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” mundësimin e dhënies së një leje të tillë. Madje, edhe siç mund të konstatohet nga vetë kërkesa e paraqitur nga personi nën hetim, nëpërmjet mbrojtësit av. Sokol Mëngjesi, nuk evidentohet asnjë dispozitë mbi të cilën të mbështetet kërkesa për dhënien e kësaj leje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...