10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“SPAK vepro, boll u fshehe, s’ka krizë energjitike, por megavjedhje shtetërore, faktet ulërijnë”/ Petrit Vasili hedh akuza të rënda ndaj SPAK

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili hedh akuza të rënda ndaj Prokurorisë së Posaçme, SPAK, e njëkohësisht i bën thirrje që të nisë hetimet për “faktet që ulërijnë”.

Në një postim mëngjesin e sotëm, Vasili shkruan se s’ka krizë energjetike, por korrupsion dhe maskarallëk të qeverisë.

Sipas tij, faktet kanë dalë sheshit dhe i dinë të gjithë dhe SPAK duhet të ishte që dje në zyrat e OSHEE dhe KESH.

Reagimi i nënkryetarit të LSI-së, vjen ndërkohë që më 8 tetor, Qeveria shpalli gjendjen e emergjencës në furnizimin me energji elektrike në vend.

POSTIMI I PLOTË

SPAK vepro, boll u fshehe, s’ka krize energjitike, por megavjedhje shteterore!!!
Faktet ulerijne!!!

S’ka krize energjitike, por korrupsion te tmerrshem dhe maskarellek te qeverise.
Qeveria do te rrise çmimet e energjise, per te mbuluar vjedhjen dhe plaçkitjen, qe i ka bere arkes se shtetit, qe eshte bosh!

Qytetaret nga varferia e tyre u dashka te paguajne hajduterine e qeverise.
Gjendja energjitike kete vit ka qene nga me te mirat.
Prodhimi vendas i energjise i bollshem si asnjehere

Fierza ka qene ne nivele nga me te lartat ne gusht.

Qeveria ne vend te blente energjine, qe prodhohet ne vend dhe ka çmim mjaft te lire, blinte dhe blen energji nga jashte shume here me te shtrenjte, qe te vidhte dhjtera milione euro me tenderat e energjise.

SPAK faktet kane dale sheshit i dine te gjithe!
SPAK duhet te ishe qe dje ne zyrat e OSHE dhe te KESH!
SPAK boll u fshehe!
SPAK boll mbylle syte!
SPAK duhet te kuptosh se po rendon shume poziten tende me mosveprimet ndaj qeverise!

SPAK qe nuk vepron po kthehesh ne bashkefajtor me Ramen dhe qeverine dhe eshte vendosur kunder qytetareve ne krah te hajduterise qeveritare!
SPAK po punon vetem per te ruajtur pandeshkueshmerine e qeverise!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...