7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

SPAK vlerëson kallëzimit e paraqitura nga subjektet dhe që lidhen me vepra penale në zgjedhje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, bën me dije se ka vlerësuar me përparësi të gjitha kallëzimit e paraqitura nga subjektet dhe që lidhen me vepra penale në zgjedhje, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, apo ndaj subjekteve të ndryshëm, që janë kompetencë hetimi të kësaj prokurorie.

SPAK nxjerr shifrat dhe jep informacion për denoncimet e deritanishme që kanë të bëjnë me zgjedhjet.

Në total deri në janë paraqitur 91 materiale, ku 55 u përkasin partive politike. Më konkretisht janë 50 kallëzime nga PD, 3 nga LSI, 1 nga PS dhe 1 nga FRD.

Ndërkaq, 18 raste janë referuar nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

Njoftimi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vlerësuar me përparësi të gjitha rastet e paraqitura nga subjekte të ndryshëm, që lidhen me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, apo ndaj subjekteve të ndryshëm, që janë kompetencë hetimi të kësaj prokurorie.

Në periudhën mars – prill 2021 janë paraqitur një numër i konsiderueshëm kallëzimesh nga subjekte politike, shtetas të ndryshëm dhe policia gjyqësore në Drejtoritë Vendore të Policisë Shtetit. Prokuroria e Posaçme ka vlerësuar të gjithë këto raste me seriozitet dhe ka dhënë zgjidhje ligjore rast pas rasti, duke njoftuar njëkohësisht dhe subjektet që i kanë paraqitur.
Për të gjitha rastet që është filluar procedim penal policia gjyqësore nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm është duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim sqarimin e plotë të fakteve të kallëzuara dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave ndaj të cilëve do provohet përfshirja në korrupsion aktiv apo pasiv në zgjedhje.
Me poshtë janë të dhënat statistikore të Prokurorisë së Posaçme, deri me datë 22.04.2021, që lidhen me kallëzimet në fushën e zgjedhjeve dhe zgjidhjen e tyre.

Janë paraqitur 91 materiale. Të specifikuara sipas subjekteve që i kanë paraqitur

Subjekte politike 55 raste, kallëzime (PD – 50; LSI – 3; PS – 1; FRD – 1)
• Policia gjyqësore 10 raste, referime.
• Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore 4 raste, procedime penale.
• Shtetas 4 raste, kallëzime.
• Institucioni i Presidentit të Republikës 18 raste, informacione.

Për rastet e paraqitura është dhënë zgjidhja deri me datë 22.04.2021 si më poshtë :

  • Janë regjistruar 32 procedime penale për të cilat vazhdon hetimi.
    • Është vendosur në 7 raste mosfillimi i procedimit penal.
    • Janë dërguar për verifikime paraprake në Policinë e Shtetit 15 raste.
    • Janë dërguar për kompetencë prokurorive të rretheve gjyqësore 23 raste.
    • Janë në proces verifikimi nga prokurorët e posaçëm 14 raste.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...