10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Sportistët do të shpërblehen njësoj si sportisët elitarë.Ligji i ri ja sa do të jenë shpërblimet

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka lajmëruar dje ndryshimet në ligj për shpërblimet e sportistëve elitarë që përfaqësojnë Shqipërinë në kampionate ndërkombëtare. Sipas ministres, tashmë të gjithë sportistët elitarë të peshëngritjes do të shpërblehen njësoj sipas rregulloreve ndërkombëtare.

“Për shkak të vakumit ligjor, kemi parashikuar në disa dispozita që edhe ata sportistë që e kanë përfituar statusin e nivelit të lartë gjatë këtyre muajve, të trajtohen sipas këtij vendimi. Që do të thotë, Briken Calja do të shpërblehet e vlerësohet njësoj si peshëngritësit e tjerë europianë e botërorë. Por jo vetëm Brikeni, por dhe Erkand Qerimaj e të tjerë që muajt e fundit na kanë nderuar në kampionate europiane”, tha ministrja Kushi para gazetarëve. Duke u ndalur te sporti i peshëngritjes, ministrja Kushi tha se për herë të parë “sportistët medalistë do të shpërblehen për të gjitha garat shtytje, shkëputje dhe dygarëshin se me vendimin më parë ata shpërbleheshin vetëm për dygarëshin”. “Lajme të mira për sportistët elitarë ata që e përfaqësojnë Shqipërinë në kampionate ndërkombëtare.

Me vendimin e sotëm miratuam disa ndryshime në kriteret, shpërblimin e trajtimin e sportistëve që përfitojnë statusin e nivelit të lartë dhe trajnerët e tyre. Qëllimi t’i motivojmë sa më shumë e për t’i krijuar kushtet për të ushtruar sportin. Konkretisht masat e shpërblimit janë parashikuar sipas fashave të rezultateve në secilin prej kampionateve”
, deklaroi Kushi.

Kështu, peshëngritja që mbetet absolutisht sporti më i suksesshëm i vendit në arenën ndërkombëtare, tashmë do të ketë një qasje tjetër nga shteti dhe shtangistët që nderojnë flamurin do të përfitojnë më shumë mbështetje financiare

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...