10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Stafi mjekësor pas festës,infektohen me Covid 68 mjekë dhe infermierë

Rreth 70 mjekë që morën pjesë në një festë të madhe Krishtlindjesh në Spanjën jugore kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, thonë autoritetet. Shumica e 68 të infektuarve janë mjekë dhe infermierë që punojnë në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin rajonal të Málaga.

Autoritetet shëndetësore thanë se ata ishin të gjithë në një festë ku morën pjesë rreth 170 persona të mërkurën e kaluar. Të gjithë të ftuarit paraqirën testet negative përpara festës, por pas këtij grumbullimi shumë prej tyre u desh që të izoloheshin.

Stafi i infektuar ishte i gjithë i vaksinuar plotësisht dhe nuk po shfaq simptoma, thanë autoritetet shëndetësore. Raportet lokale thonë se mjekët dhe infermierët nga departamentet e tjera në spitalin rajonal të Málaga-s në Andaluzi janë caktuar për të mbuluar kolegët e tyre.

Ky rast ka rritur shqetësimet për rrezikun e përhapjes së Covid në ngjarjet sociale gjatë periudhës së Krishtlindjes. Për të zbutur këtë rrezik, autoritetet shëndetësore në Andaluzi e kishin këshilluar stafin e spitalit që të mos merrte pjesë në festat e Krishtlindjeve.

Të hënën, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë të kujdesshëm ndaj Covid gjatë festave.

“Ne nuk duhet të ulim kujdesin tonë”, u tha ai gazetarëve në kryeqytetin, Madrid.

Ashtu si shumë vende evropiane, Spanja ka regjistruar një rritje të infeksioneve me Covid në javët e fundit, duke rritur frikën për një valë të katërt vdekjeprurëse të rasteve ndërsa afrohen muajt më të ftohtë të dimrit.

Ekziston gjithashtu shqetësim në Evropë për përhapjen e variantit Omicron, për të cilin ekspertët kanë frikë se mund të jetë më i transmetueshëm dhe të shmangë njëfarë imuniteti ndaj Covid.

Spanja ka raportuar zyrtarisht vetëm disa raste deri më tani, duke përfshirë katër në Ishujt Balearik.

Në total, Spanja ka regjistruar rreth 5.1 milion infeksione me koronavirus dhe 88,000 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Spanja u godit rëndë nga pandemia në vitin 2020, por situata është stabilizuar që atëherë, kryesisht falë shkallës relativisht të lartë të vaksinimit të vendit. Rreth 74% e popullsisë totale janë vaksinuar plotësisht dhe 9% kanë marrë injeksione përforcuese, sipas të dhënave të fundit.

Javën e kaluar, ministrja e shëndetësisë e Spanjës, Carolina Darias, përjashtoi mundësinë e bërjes së detyrueshme të vaksinimit kundër Covid në vend.

“Unë e kuptoj pse vendet me një mbulim të ulët vaksinash po e planifikojnë atë,” tha zonja Darias. “Por në Spanjë, ne jemi një nga vendet kryesore për vaksinim në Evropë dhe në botë”.

Ajo tha se mjete të tjera që përdoren në Spanjë, duke përfshirë “maskat që janë të detyrueshme brenda dhe jashtë kur nuk mund të ruhet distanca e sigurt

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...