20.5 C
Tiranë
Wednesday, September 25, 2024
spot_img

Stjuardesa 24-vjeçarja pjesë e ekuipazhit të Air Albania, ndërron jetë gjatë fluturimi

Një 24-vjeçare, anëtare e ekuipazhit të një prej avionëve të flotës së kompanisë “Air Albania”, besohet se ka ndërruar jetë pasi filloi të ndihej keq gjatë një fluturimi për në aeroportin Stansted.

Shërbimi i Ambulancës NHS Trust konfirmoi se dy ambulanca, një automjet i ekipit të reagimit të zonës së rrezikshme, një automjet oficeri i ambulancës dhe Ambulanca ajrore Essex dhe Herts iu përgjigjën raportimeve se e reja u sëmur rëndë në bordin e avionit të nisur nga Tirana.

Media britanke bëri me dije se e avioni u ul rreth orës 13:00 të së mërkurës më 21 dhjetor siç ishte planifikuar, ndërsa shërbimi i ambulancës e dërgoi viktimën në spitalin Princess Alexandra në Harlow, por sipas tyre ajo nuk ka shpëtuar.

Media britanike që raportoi lajmin bën me dije se ka kontaktuar me “Air Albania” për detaje të mëtejshme, por nuk ka marrë përgjigje.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT