8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Stjuardesa ndërroi jetë pas fluturimit për në Londër, ‘Air Albania’ sqaron ngjarjen: Pësoi atak kardiak

Kompania e fluturimeve, “Air Albania” në një deklaratë zyrtarë ka zbuluar shkaqet e ndarjes nga jeta të stjuardesës, Greta Dyrmishi, e cila ndërroi jetë më datë 21 dhjetor pasi avioni ka zbritur në Londër.

“Air Albania” bën të ditur se Greta Dyrmishi ka pësuar atak kardiak, por edhe pse I është dhënë ndihma mjekësore ajo ka ndërruar jetë.

“Më 21 Dhjetor, pasi zbritëm të gjithë udhëtarët e fluturimit drejt Londrës, një nga anëtarët e ekipit të kabinës, Greta  Dyrmishi pësoi atak kardiak.

Edhe pas të gjithë asistencës mjekësore të ofruar në moment, ne përsëri e humbëm.

Air Albania ka kontaktuar familjen e saj që në momentet e para dhe vazhdojmë të jemi pranë tyre në këto momente të vështira.

Në respekt të Gretës dhe familjes së saj ne vendosëm ta ndajmë lajmin me publikun në momentin më të përshtatshëm. Në do ta kujtojmë gjithmonë Gretën si një profesioniste të pasionuar, një bashkëpunëtore të shkëlqyer dhe mikeshë shumë të mirë e të gjithëve ne.  Me besimin se ajo sot gjendet mes mëshirës së Zotit, Air Albania do të vazhdojë t’i qëndrojë pranë familjes”, thekson kompania Air Albania.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...