Një studim i fundit ka zbuluar se një natë e keqe gjumi mund të ndikojë ndjeshëm në emocionet tona, duke shkaktuar një rritje deri në 60% të ndjenjave negative si ankthi, nervozizmi dhe trishtimi.
Sipas shkencëtarëve, mungesa e gjumit e bën trupin më të ndjeshëm ndaj stresit dhe ndikon drejtpërdrejt në funksionet e trurit, veçanërisht në ato që lidhen me përpunimin dhe kontrollin e emocioneve. Kjo përkeqësim ndodh sepse gjumi ka një rol kyç në rregullimin emocional dhe stabilitetin mendor.
Ekspertët theksojnë rëndësinë e një gjumi cilësor për të ruajtur një ekuilibër të shëndetshëm emocional dhe paralajmërojnë për efektet e mundshme negative të një gjumi të pamjaftueshëm. Ata rekomandojnë krijimin e zakoneve të shëndetshme të gjumit për të përmirësuar mirëqenien mendore dhe për të shmangur pasojat e padëshiruara në emocionet dhe sjelljen tonë të përditshme.






