10.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Studimi evropian: Pacientët me COVID-19 me simptoma të buta, rrezik të shtuar për mpiksje të gjakut

Sipas një studimi evropian, pacientët me COVID-19 të cilët nuk kanë simptoma të rënda, përballen me një rrezik të shtuar të mpiksjes së gjakut, që quhet trombozë e venës (venous thromboembolism) (VTE). Më parë, rreziku i mpiksjes së gjakut ishte vënë re tek pacientët e infektuar me simptoma të rënda.

Hulumtuesit gjurmuan 2,292 pacientë që ishin paraqitur në dhomat e urgjencës në spitale me simptoma të buta ose të moderuara të COVID-19 por pa trombozë në vena. (VTE)

Katër javë më vonë, afërsisht 1 në 200 pacientë, të infektuar me simptoma të buta që nuk ishin shtruar në spital, dhe 5 në 200 pacientë me simptoma të moderuara, kishte zhvilluar trombozë në venë, thanë hulumtuesit të premten në revistën “Thrombosis Research”.

Hulumtuesit arrijnë në përfundimin se mjekët që kujdesen për pacientët me simptoma të buta dhe të moderuar të COVID-19 duhet të jenë të vetëdijshëm për këto rreziqe, “veçanërisht për pacientët me COVID-19 të moderuar që u duhet të shtrohen në spital”.

Dozat e larta të ilaçeve që hollojnë gjakun parandalojnë mpiksjen tek pacientët me COVID-19 me simptoma të moderuara.

Tek pacientët e shtruar, me simptoma të moderuara të cilët kanë nivele të larta të proteinës D-dimer (D-dimer është një nga fragmentet e proteinave të prodhuara kur një mpiksje gjaku shpërndahet në trup) që nënkupton një rrezik më të lartë se mesatarja për mpiksje të rrezikshme gjaku, trajtimi me doza të larta të holluesit të gjakut LMWH (heparin me masë të ulët molekulare) uli ndjeshëm shanset e formimit të mpiksjes dhe vdekjes, sipas të dhënave nga një provë klinike.

Shkalla e formimit të trombozës në venë (VTE) ose vdekja ishte 28.7% tek grupi me dozë të lartë, krahasuar me 41.9% tek pacientët që merrnin një dozë standarde.

Pas përllogaritjes së faktorëve të ndryshëm, ulja e rrezikut ishte rreth 32% kur flitet për dozë të lartë të heparinës, thanë studiuesit të hënën në një raport të botuar në revistën mjekësore “JAMA Internal Medicine”.

Drejtuesi i studimit Dr. Alex Spyropoulos tha se hulumtuesit i filluan provat klinike pasi kishin parë pacientët të formonin mpiksje gjaku dhe të vdisnin ndërsa merrnin dozën standarte të ilaçit që hollon gjakun.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Edi Rama riorganizon PS-në, emëron drejtues të rinj në 12 qarqe për zgjedhjet vendore

0
Tiranë – Kryeministri dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka ndërmarrë një riorganizim të strukturave të partisë në funksion të përgatitjes për...

Adriatik Lapaj paralajmëron përballje të re me Edi Rama: “Do të jetë fazë intensive”

0
Tiranë – Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka paralajmëruar një përshkallëzim të aksionit politik kundër kryeministrit Edi Rama, duke folur për një...

Aksident në unazën e Pogradecit, plagosen dy persona

0
Pogradec – Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në unazën e qytetit, ku janë përfshirë një automjet dhe një motomjet. Sipas informacioneve paraprake,...

20-vjeçari në pranga për drogë në Itali, policia i gjen kokainë, para cash dhe...

0
Leno, Itali – Një operacion i mirëorganizuar i Policisë Lokale në Leno, në provincën e Breshias, ka çuar në arrestimin e një 20-vjeçari të...

Droni godet zonën e Ambasadës Amerikane në Bagdad, tensionet SHBA–Izrael–Iran përshkallëzohen

0
Bagdad – Një sulm me dron ka goditur zonën pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, afër aeroportit të Bagdadit, raportoi agjencia Reuters, në një...