11.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Studimi / Maskat po ndryshojnë mënyrën se si truri ynë përpunon fytyrat e njerëzve

Dëshironi ndonjëherë që të nxitoni për të përshëndetur dikë që është pra jush, por nuk jeni të sigurt se personi që qëndron pas maskës është vërtet dikush që e njihni? Studiuesit në Universitetin e Jorkut në Toronto të Kanadasë dhe ata në Universitetin Ben-Gurion në Izrael, thonë se nuk jeni vetëm.

Një studim i ri, i udhëhequr nga studiuesit në Fakultetin e Shëndetësisë dhe programi VISTA (Vision Science to Applications) në Universitetin e Jork, zbulon se aftësia jonë për të njohur fytyrat po dëmtohet rëndë nga përdorimi i maskave, dhe se ky perceptim i dobësuar i fytyrave po ndikon në ndërveprimet tona shoqërore me të tjerët.

“Maskat e fytyrës, janë një mjet thelbësor në përpjekjet tona për të minimizuar transmetimin e Covid-19, dhe këto maska ​​janë këtu për një të ardhme të parashikueshme. Prandaj, është e rëndësishme të kuptojmë se si maskat ndikojnë në aftësinë tonë më të rëndësishme perceptuese, që është perceptimi i fytyrës”-thotë profesor Erez Frojd, i Departamentit të Psikologjisë në Fakultetin e Shëndetësisë të Universitetit York.

“Ne zbuluam se maskat e fytyrës jo vetëm e reduktojnë aftësinë tonë për të njohur fytyrat e njerëzve, por gjithashtu ato po e ndryshojnë mënyrën sesi truri ynë përpunon fytyrat e njerëzve. Perceptimi i fytyrës, mbështetet zakonisht në përpunimin holistik, që është përpunimi i fytyrës në tërësi. Por për fytyrat e maskuara, kjo formë e perceptimit nuk është aq efikase”- thotë ai.

Frojd dhe bashkautorët e studimit, rekrutuan 496 të rritur për të kryer një detyrë të përbashkët për njohjen e fytyrës në internet, në të cilën ata panë në fillim fytyra të panjohura, dhe më pas u përpoqën t’i njihnin ata në kushte të ndryshme. Studimi përfshiu 253 femra dhe 243 meshkuj.

Duke përdorur një version të përshtatur të “Cambridge Face Memory Test”,ata vlerësuan aftësitë e përpunimit të fytyrës për fytyrat e pa maskuara dhe të maskuara. Pjesëmarrësit në studim u caktuan rastësisht në njërin nga dy grupet.

Studiuesit zbuluan se maskat ndërhyjnë në atë që konsiderohet si përpunim normal holistik i fytyrave. Kjo rënie e performancës, varionte në një numër të konsiderueshëm tek pjesëmarrësit me performancës më të dobët,që vërehet shpesh tek njerëzit me një defiçit të lindur në perceptimin e fytyrës (e njohur si “verbëria e fytyrës” ose prozopagnozia).

“Efekti i përmbysjes së fytyrës, është një fenomen i mirënjohur, që tregon një aftësi të zvogëluar për të identifikuar fytyrat e përmbysura, krahasuar me fytyrat e paraqitur më këmbë.

Gjatë eksperimentit tonë ne zbuluam se ky efekt i njohur zvogëlohet për fytyrat e maskuara, duke sugjeruar që ato fytyra të përpunohen në një mënyrë më analitike, nga tipare specifike sesa nga tërësia e tipareve. Ky zbulim mund të shpjegojë arsyen, pse nuk mund të kemi mundësi të krijojmë një paraqitje holistike të një fytyre të maskuar, atëherë aftësia jonë për njohjen e fytyrës ka më shumë të ngjarë të dështojë”- thekson Frojd.

Ne e përdorim njohjen e fytyrës në çdo aspekt të ndërveprimit tonë shoqëror. Ne gjejmë të dhëna për identitetin, gjininë, emocionin dhe qëllimet e njerëzve përreth nesh, thonë studiuesit. Por në epokën e maskave të fytyrës, fytyrat nuk duken njësoj. Ky ndryshim, është ai që studiuesit thonë se mund të ndikojë në aftësinë tonë për të bashkëvepruar me njerëzit përreth nesh, si dhe për të interpretuar ndërveprimin shoqëror.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...