9.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Suedi/ Pas trazirave të dhunshme pas protestës ku është djegur Kurani, arrstohen 2 persona

Policia në Suedi i ka arrestuar të dielën dy persona dhe i ka ndaluar rreth 10 të tjerë, pas trazirave të dhunshme që kanë shpërthyer në një protestë ku është djegur Kurani, kanë njoftuar autoritetet.

Protestat e organizuara nga refugjati irakian Salwan Momika kanë nxitur zemërim të madh në Lindje të Mesme.

Ai ka organizuar protesta për ta djegur Kuranin. Myslimanët e konsiderojnë Kuranin si libër të shenjtë dhe dëmtimin e qëllimshëm të tij e shohin si fyerje të madhe që meriton ndëshkim të rëndë. Protesta e së dielës është mbajtur në një shesh në jug të qytetit Malmo, zonë në të cilën ka shumë migrantë.

Sipas transmetuesit publik suedez SVT, rreth 200 persona janë mbledhur për ta parë Momikan.

“Disa kanë qenë të zemëruar, pasi organizatori i ka djegur shkrimet”, ka thënë policia përmes një deklarate.

“Atmosfera me raste është tensionuar”, është thënë mes tjerash në deklaratë.

Sipas policisë, ngjarja ka përfunduar pas largimit të organizatorit, mirëpo një grup njerëzish kanë qëndruar ende aty.

Rreth 10 persona janë arrestuar për prishje të rendit publik dhe dy janë arrestuar për trazira të dhunshme.

Mediat lokale kanë raportuar se disa vëzhgues kanë hedhur gurë në drejtim të Momikas dhe në disa pamje ka pasur njerëz që janë parë duke tentuar ta thyejnë kordonin policor.

Përmes një serie protestash, Momika ka nxitur zemërim dhe i ka rritur tensionet mes Suedisë dhe shteteve të Lindjes së Mesme.

Qeveria e Suedisë i ka dënuar djegiet e Kuranit, mirëpo ka thënë se kushtetuta e shtetit e mbron lirinë e shprehjes.

Në mesin e muajit gusht, agjencia e inteligjencës në Suedi e ka rritur alarmin për terrorizëm, duke thënë se Suedia është bërë nga shënjestër e sulmeve terroriste në shënjestër me prioritet.

Së fundi, Suedia i ka rritur edhe kontrollet kufitare, derisa ligjvënësit kanë nisur të diskutojnë për rrugë ligjore që mund t’i ndalojnë protestat ku përfshihet djegia e disa teksteve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...