8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Suedia vendos masa të reja frenuese kundër koronavirusit, shkurtohet orari i punës së bareve dhe restoranteve

Suedia njoftoi më 10 janar se ka vendosur masa të reja frenuese kundër koronavirusit, përfshirë shkurtimin e orarit të punës së bareve dhe restoranteve si dhe kufizimin e tubimeve publike. Ky shtet po përballet me rritje të madhe të rasteve për shkak të përhapjes së variantit Omicron të koronavirusit. Baret dhe restorantet do të mbyllen në ora 23:00 dhe dëshmia e vaksinimit do të kërkohet për të gjitha tubimet publike që mbahen në ambiente të mbyllura e ku marrin pjesë mbi 50 persona. Ndërkaq, tubimet private nuk mund të kalojnë shifrën prej 20 personash. Këto masa do të hyjnë në fuqi të mërkurën, më 12 janar. Me masat aktuale, paraqitja e dëshmisë së vaksinimit kërkohet vetëm në ngjarjet ku marrin pjesë më shumë se 500 persona.

Me masat e reja, përveç se do të kërkohet që të ofrohet dëshmia e vaksinimit, qytetarët që do të marrin pjesë në ngjarje që do të zhvillohen në ambiente të mbyllura, duhet të kenë të paktën një metër distancë nga njëri-tjetri.

“Tani ne jemi në një situatë ku kemi nivele rekord të transmetimit”, tha gjatë një konference për media kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson. Më 5 janar, Suedia regjistroi 23,877 infektime ditore, që është shifra më e lartë e rasteve të reja që ky shtet ka regjistruar që prej fillimit të pandemisë. Në këtë shtet, varianti Omicron është bërë variant dominues.

Me masat e reja, Qeveria ka rekomanduar që qytetarët të kufizojnë ndërveprimet e tyre sociale dhe të shmangin ndejat dhe darkat. Po ashtu është rekomanduar puna nga shtëpia. Agjencia e Shëndetit Publik tha se beson që masat e reja do të jenë në fuqi deri në mes të shkurtit, por ato do të shqyrtohen çdo dy javë.

Në fillim të pandemisë, Suedia ishte një prej shteteve që nuk vendosi asnjë formë të izolimit dhe nuk mbylli shkollat. Ky shtet ndërmori një qasje më të butë duke rekomanduar distancimin shoqëror dhe punën nga shtëpia. Që prej fillimit të pandemisë, Suedia ka regjistruar rreth 15,300 viktima, shifër kjo që është pothuajse sa mesatarja e vdekjeve që kanë regjistruar edhe shtetet e tjera evropiane. Por, kjo shifër është më e lartë krahasuar me shtetet fqinje siç janë Norvegjia, Finlanda e Danimarka, që kishin kritikuar strategjinë e Suedisë në fillim të pandemisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...