2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Suksesi i vaksinimit dhe lehtësimet pas uljes së shifrave të infektimeve krijojnë optimizëm edhe për gjendjen në ekonomi

Suksesi i vaksinimit dhe lehtësimet pas uljes së shifrave të infektimeve krijojnë optimizëm edhe për gjendjen në ekonomi. Ekonomia evropiane do të rritet më shpejtë sivjet dhe vitin e ardhshëm.

Sipas llogaritjeve nga Brukseli, Evropa mund të shpresojë një rimëkëmbje të shpejtë ekonomike nga kriza e Coronës. “BE parashikon të rikthehet në nivelin e para krizës në tremujorin e katërt të 2021”, tha të mërkurën (12.05) komisioneri i BE për Ekonomi, Paolo Gentiloni. Sipas parashikimeve të bëra në pranverë nga Komisioni i BE, kuota e borxheve në vendet e zonës së euros pritet të arrijë një nivel të ri me mbi 102 përqind të prodhimit bruto.

Komisioni Evropian ka korrigjuar ndërkohë parashikimet dhe tani pohon se rritja ekonomike gjatë vitit 2021 në 27 vendet e BE do të jetë 4,2 përqind. Në shkurt parashikohej një rritje ekonomike prej 3,7%. Ndërsa për vitin 2022 parashikohet një rritje prej 4,4 % ndërkohë që më parë thuhej se rritja do të jetë 3,9 përqind.

Autoritetet e Brukselit tani janë shumë afër me parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili parashikon një rritje ekonomike në zonën e euros në nivel prej 4.4 përqind.

Niveli i para krizës më shpejt sesa pritej

Brukseli ishte i mendimit më parë se ekonomia e BE nuk do të arrijë nivelet e zhvillimit ekonomik para pandemisë deri në vitin 2022. Në deklarimet e deritanishme janë marrë parasysh kufizimet e deritanishme për shkak të pandemisë Corona. Por rritja ekonomike nxitet edhe nga konsumi privat, investimet dhe një kërkesë në rritje për eksportin e mallrave nga BE në vende të tjera.

Komisioneri Gentiloni tha se rimëkëmbja e shpejtë e ekonomisë botërore si dhe Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike janë ndër arsyet kryesore për zhvillimet pozitive. Falë Fondit prej 750 miliardë euro, investimet në prodhim mund të arrijnë nivelin më të lartë në dhjetë vitet e fundit.

Gjendja në Gjermani më e mirë nga sa pritej

Sipas Komisionit të BE, Spanja mund të shpresojë rritjen më të madhe ekonomike gjatë vitit 2021, me rreth gjashtë përqind. Franca gjithashtu mund të ketë një rritje të lartë me rreth 5,7 përqind. Një rritje më të vogël ekonomike mund të kenë Holanda (2,3 përqind) ose Gjermania (3,4%). Por pasojat e pandemisë Corona në këto dy vende kanë qenë më të vogla sesa në vendet e tjera.

Shoqata e Industrisë Gjermane (BDI) pret që ekonomia të rritet ndjeshëm këtë vit. “Ne presim që prodhimi industrial në Gjermani të rritet me tetë përqind në vitin 2021”, deklaroi të mërkurën drejtori i BDI Joachim Lang. Kjo do t’i japë fund recesionit më të gjatë në industrinë gjermane që ka zgjatur për më shumë se dy vjet. Sipas raportit të BDI, prodhimi në Gjermani ka rënë në industri rreth 9,8 përqind vetëm gjatë vitit të kaluar.

Borxhet

Borxhi i vendeve anëtare të BE është në rrugën e një rekordi të ri. Deri në vitin 2020, borxhi i përgjithshëm i vendeve të zonës së euros ka arritur në 100 përqind të prodhimit ekonomik. Komisioni parashikon që sivjet borxhet në zonën e euros do të rriten në 102,4 përqind. Ndërsa në vitin 2022, niveli i borxheve do të bjerë në 100,8 përqind të prodhimit ekonomik. Borxhi i përgjithshëm i pritur i të gjitha vendeve të BE-së është pak më i ulët – 94,4 përqind i prodhimit ekonomik.

Greqia është ende në gjendjen më të keqe, me një pritje borxhi prej rreth 208,8 përqind gjatë vitit 2021. Në vendin e dytë është Italia me pak më pak se 160 përqind, e ndjekur nga Portugalia me 127 përqind. Edhe në Spanjë, Francë, Belgjikë dhe Qipro, borxhi tejkalon prodhimin ekonomik.

Brukseli pret që papunësia të arrijë kulmin e krizës gjatë vitit 2021. Për të gjithë BE-në, Komisioni pret një rritje të papunësisë prej 7,6 përqind. Vitin e kaluar papunësia ishte 7,1 përqind. Sipas parashikimit, situata në tregun e punës do të lehtësohet pak në vitin 2022, por papunësia nuk do të arrijë ende nivelin që ishte para pandemisë.

Sipas Komisionit, rreziqet për ekonominë do të mbeten, përderisa nuk tejkalohet hija e krizës së tanishme për shkak të pandemisë Corona. Niveli i infektimeve, por edhe efektet e vaksinimit mund të jenë ndër faktorët që influencojnë dukshëm edhe gjendjen ekonomike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...